Puna jashte orarit shkelet kontrata e Policeve

Hetuesit e krimeve ankohen per punen jashte orarit zyrtar. Sipas kontrates duhet te punojne vetem tete ore
Kryesindikalisti i policise se Tiranes Nuk kemi marre ankesa nga asnje polic
TIRAN- Oficeret dhe agjentet e Hetimit te Krimeve shqetesim per rikthimin e punes jashte orarit nderkohe pretendojne se po shkelet kontrata kolektive dhe individuale e punes mes tyre dhe punedhenesit qe eshte Policia e Shtetit. Kreu i Sindikates se Policise se Shtetit Sadetin Fishta thote se nese nje situate e tille ekziston ai do te kerkoje ballafaqim te sherbimeve te realizuara si dhe verifikim real te tyre si dhe do te prese ankesa edhe nga vete efektivet e Policise se Shtetit qe kane kryer sherbime te tilla jashte orarit zyrtar te punes.
Nese nje gje e tille ka ndodhur ne do te kerkojme kthimin e ketyre sherbimeve dhe oreve jashte orarit te kryera ne pushime ose te llogariten si ore suplementare dhe tiu paguhen efektiveve qe kane realizuar kete sherbime- tha Fishta dje per Shekullin gjate nje bisede telefonike.
Ne te kundert kryetari i Sindikates se Policise se Qarkut te Tiranes Bedri Hasanaj tha dje per Shekullin se gjate muajit janar nuk ka pasur ankesa nga efektive dhe punonjes te Policise se Krimeve qe nuk kane kryer sherbime jashte orarit apo tejkalim te orarit zyrtar te punes. Sipas tij ne zyren e tij si perfaqesues i Sindikates se Policise se Shtetit nuk eshte regjistruar asnje ankese.
Per kunder ketij fakti nen ze shume oficere krimesh agjente dhe specialiste te hetimit nen ze kane konfirmuar per Shekullin se qe prej fillimit te Vitit Ri atyre iu eshte kerkuar ne menyre te perditshem qe te dalin ne pune edhe pas orarit zyrtar te percaktuar me ligj dhe ne kontraten kolektive te tyre te punes si dhe ne kontraten individuale te secilit prej tyre.
Hetues dhe specialiste te seksioneve te ndryshem te Krimeve thone se nga drejtuesit e Policise se kryeqytetit ne menyre te vazhdueshme kane gjetur mbeshtetje per punen e tyre e madje ata jane treguar te gatshem ti mbeshtesin ne punen e tyre.
Mirepo nga drejtues te sektoreve apo te seksioneve te krimeve iu eshte kerkuar ne menyre te here pas hershme te jene ne zyre apo ne terren ne shume raste jashte orarit zyrtar te tyre te punes.
Nje kerkese e tille qe sipas drejtuesve te Sindikates shkel ne menyre flagrante kontraten e lidhur mes tyre dhe Policise. Hetuesit thone se nje veprim i tille eshte kryer me qellim ndjekjen e dinamikes kriminale dhe mbajtjen e saj nen kontroll nepermjet organizimit te sherbimeve te ndryshme dhe marrjes se informacioneve edhe jashte orarit zyrtar te punes.
Kryetari i Sindikates
Nese nuk shlyhen oret do i drejtohemi gjykates
Kryetari i Sindikates se Policise se Shtetit ne nje lidhje telefonike per Shekullin pohoi se nese nje situate e tille eshte reale ai do te kerkonte qe menjehere te nisnin procedurat qe sipas rregullave nese jane plotesuar oret jashte orarit ato te llogariteshin ose si ore suplementare dhe te paguheshin ne te kundert te jepeshin si pushime.
Nese asnje nga keto nuk realizohej Fishta tha se do ti drejtoheshin gjykates per te kerkuar te drejten e ketyre efektiveve.
Sipas kreysindikalistit te Policise se Shtetit nese strukturat e Policise kane nevoje per efektive te Policise se krimeve per tej orarit zyrtar drejtuesit e seksioneve kane mundesine te ndajne efektivet dhe hetuesit me nga kater ore per paradite dhe pasdite me qellim qe detyrat e Policise te realizohen sipas kerkesave dhe dinamikes qe mund te kete cdo sektor apo seksion i Policise.
Me tej ai shtoi se do te kerkonte verifikimin e librave te sherbimeve per punonjesit e Policise se Tiranes nese ne te vertete nuk do te kete ankesa te depozituara nga punonjes te ndryshem ne Sindikaten e Policise se Tiranes ne lidhje me sherbimet e kryera prej tyre jashte orarit zyrtar te punes.
Sherbime te tilla gjate muajit janar perpara protestes se opozites nuk kane qene te pakta per shkak se ne ditet e para te muajit janar ne vend u vu re nje tendence ne rritje e kriminalitetit. Per kete shkak Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit urdheroi nepermjet nje plani te detajuar masash rritjen e kontrollit te akseve te ndryshme rrugore kombetare dhe urbane nga njesite lokale te Policise te mbeshtetur nga oficere te krimeve dhe Forca te Nderhyrjes se Shpejte.