"Ne BE nga viti 2015-2020"
Gazeta prestigjioze "Financial Times" shkruan ne nje artikull te saj, per procesin e integrimit te vendeve te Ballkani Perendimor ne BE se, Shqiperia mund te anetaresohet ne Bashkim Evropian ne periudhen nga viti 2015-te deri ne 2020-en, se bashku me Maqedonine, Bosnje - Hercegovinen, Malin e Zi dhe Serbine. "Ne kete periudhe thuajse plotesisht, eshte nderprere procesi i zgjerimit te Bashkimit Evropian edhe pse recensioni ekonomik aktual dhe problemet e brendshme ne Unio,n nuk krijojne nje baze per te pranuar shtete te reja", shkruan gazeta britanike. "Financial Times" shkruan se viti 2009-te, mund te jete akoma viti i surprizave. Sipas saj, ne muajin dhjetor BE-ja mund te shohe Kroacine te permbushe bisedimet per hyrjen ne Union, Turqine te beje progres, Maqedonine te filloje negociatat per anetaresim si dhe Shqiperine, Bosnjen, Islanden, Malin e Zi dhe Serbine, te paraqesin aplikimin formal per anetaresim. Nga te gjitha keto tete vendet ne fjale, vetem Kroacia dhe Islanda kane shanse per t'u anetaresuar me heret, ne vitin 2011-te, edhe pse mund te hasin ne pengesa. Nderkohe qe per pjesen tjeter eshte pothuajse e pamundur percaktimi i nje date te sakte. Por duke pare preferencat e BE, sipas "Financial Times", mendohet se Shqiperia, Bosnja, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia mund t'i bashkohen Unionit mes viteve 2015-2020-en. Ndersa per Turqine, askush nuk di nje pergjigje te sakte.