E Shtunë, 31 Tetor 2026

Video-pergjimi Meta-Prifti vendimi ne 16 janar

Prokuroria kerkoi dje denimin me 2 vjet burg dhe 1 milion leke gjobe per ish-zevendeskryeministrin Ilir Meta i akuzuar per korrupsion ndersa mbrojtja kerkoi pafajesi

Gjykata e Larte ka caktuar 16 janarin si diten kur do te jape verdiktin perfundimtar per ish-numrin dy te qeverise Ilir Meta i akuzuar nga prokuroria per korrupsion. Pas nje procesi i cili zgjati per me se nje viti dhe 20 seanca te zhvilluara prokuroria paraqiti dje konkluzionet perfundimtare te gjykimit duke kerkuar nga gjykata denimin me dy vjet burg dhe gjobe prej 1 milion lekesh te reja per kreun e LSI-se. Madje perfaqesuesi i akuzes kerkoi qe edhe shpenzimet gjyqesore ti ngarkoheshin te pandehurit. Prokuroria akuzon kreun e LSI-se per korrupsion dhe gjate leximit te pretences prokurori Sheshi theksoi se organi i akuzes e konsideron te besueshme deshmine e ish-ministrit te Ekonomise Dritan Prifti sipas te cilit Meta ka favorizuar kompani te caktuara per ndertimin e HEC-eve dhe per ankandet e naftes. Sipas prokurorit deshmia e Priftit mbeshtetet nga prova direkte dhe indirekte dhe kryesisht nga tabulatet telefonike. Prokurori vijoi duke theksuar se videoja eshte origjinale dhe e patjetersuar e cila sipas akuzes tregon edhe nje here vertetesine e thenieve te deshmitarit Prifti. Rezulton e provuar qe videoja eshte pranuar nga Gjykata e Larte si prove ne rruge ligjore pavaresisht se Kolegji Penal nuk e pranoi kerkesen e prokurorise ta degjonte ne salle dhe ta transkriptonte ate - u shpreh prokurori.

Sipas prokurorit permbajtja e videos mbeshtet plotesisht deklarimet e Priftit edhe ne lidhje me natyren e bisedes si dhe interesimin e te pandehurit Meta per ankandin shitjes se 30 mije toneve nafte bruto si dhe garen koncesionare te ndertimit te HEC-it ne Shushice te Librazhdit. Perfaqesuesi i akuzes i cilesoi si te pabesueshme deshmite e Bekim Halilajt dhe Agim Rrapos dy biznesmenet qe permenden ne video-pergjim duke pretenduar se ata nuk kane deklaruar te verteten. Per te perforcuar kete fakt prokurori paraqiti edhe nje analize te tabulateve telefonike. Sipas prokurorit nga 1 shkurti 2010 deri ne 1 shkurt 2011 Bekim Halilaj ka folur me Ilir Meten ne telefon 192 here ndersa me Dritan Priftin biznesmeni Halilaj gjate te njejtes periudhe ka folur vetem 13 here. Sipas tij kjo dinamike e komunikimit rrezon deshmine e Bekim Halilajt qe tha para gjykates se njihte me shume Priftin sesa Meten dhe tregon se sa pak e besueshme eshte deshmia e tij. Ne perfundim te konkluzioneve prokurori kerkoi deklarimin fajtor te ish-zevendeskryeministrit Meta duke pretenduar se akuza per te cilen ai akuzohet eshte e provuar

Mbrojtja

Ne te njejten dite u zhvillua edhe seanca e mbrojtjes e te pandehurit Ilir Meta. Ne konkluzionet e tyre avokatet kerkuan shpalljen te pafajshem te Ilir Metes pasi sipas tyre nuk ekziston fakti. Mbrojtesit theksuan se politikisht Dritan Prifti aderon ne partine e drejtuar nga Meta por qe ne kohen e publikuar te videos dhe shfaqjes se saj Prifti e kishte humbur postin e ministrit. Sipas avokateve prokuroria nuk kishte asnje fakt po e mbeshteti akuzen vetem ne deshmine e Dritan Priftit i cili paralelisht eshte marre i pandehur nga ana e prokurorise nen akuzen per korrupsion. Ne konkluzionet e avokateve mbrojtes theksohet fakti se nuk vertetohet akuza e prokurorise pasi ekspertimi konstatoi se ne oren kamera nuk u gjet asnje bisede Meta-Prifti ndersa video-pergjimi rezultoi jo origjinal dhe i manipuluar. Sipas mbrojtesve padegjueshmeria e bisedes u provua edhe nga tri ekspertimet e bera ne SHBA dhe Angli. Ne konkluzionet e avokateve e tyre avokatet pretenduan se ne laptopin e dorezuar ne prokurori konstatohen nderhyrje te shumta dhe veprime teknike per te perfituar sinjal te ri audio dhe video. Serjani dhe Veleshnja argumentuan se me dokumentacionin e paraqitur Gjykates vertetojne se deshmite e Dritan Priftit nuk jane te besueshme pasi ai akuzonte Meten per ankandin ne te cilin kishte paracaktuar si fitues firmen e bashkeshortes dhe dajes se tij. Pas ketyre argumenteve avokatet kerkuan deklarimin e pafajshem te Ilir Metes pasi fakti nuk ekziston. I vetmi fakt i vertete qe doli gjate ketyre muajve hetimi gjyqesor ishte video-pergjimi Prifti-Beqiri i gjetur ne oren kamera jo vetem nga ekspertet shqiptare por dhe nga ata angleze e amerikane. E vetmja prove origjinale dhe autentike qe doli ne pah ishte videoja ku deshmitari i vetem i prokurorise ish-ministri Dritan Prifti shfaqet duke marre mijera euro nga vartesi i tij Leonard Beqiri u shprehen avokatet. Pasi Gjykata e Larte degjoi te dyja palet u terhoq ne Dhomen e Keshillimit por pas dy oresh konsultim ajo nuk ja doli mbane te shpalle nje vendim i cili sipas kryetarit Ardian Dvorani per shkak te kompleksitetit te ceshtjes do te shpallet ne 16 janar.

Braho Prokuroria sherbetore e politikes

Avokatet e ish-zv.kryeministrit Ilir Meta kane reaguar lidhur me pretencen e prokurorise per denimin me 2 vjet burg te klientit te tyre.Avokati Spartak Braho theksoi se ekspertet provuan se videoja ishte montazh dhe aspak origjinale porse shtuan ata Prifti eshte i pabesueshem ne cfare thote dhe vazhdon te mos bindet ndaj fakteve. Sipas tij prokuroria eshte kthyer ne sherbetore te politikes se rruges. Spartak Braho ka deklaruar se do te respektohet cdo vendim qe do te jepet nga organi suprem Gjykata e Larte nderkohe qe ka theksuar se pafajesia e Metes eshte tashme e qarte. Ajo qe pame e degjuam ne kete seance kur shpresonin qe prokuroria te reflektonte ishte qe per te shpetuar nga mbytja ajo u kap me dhembe pas kamerdares se shpuar te mashtruesit te vitit - tha Braho. Sipas tij pafajesia e Metes e kerkuar nga mbrojtja eshte evidente sepse e tille eshte e verteta. Prokuroria ne kerkesen e saj sot provoi edhe njehere se mbeti ne mjerim te thelle profesional dhe ligjor per argumentet ku u mbeshtet. E shtrenguar nga mungesa e provave por dhe paaftesia ne pame se si asaj iu rrezuan te gjitha pseudo-argumentet prej te cilave ajo u detyrua te hiqte dore edhe vete ne procesin gjyqesor duke parashembur kalane prej rere te ndertuar me pasion kriminal - u shpreh Braho. I pyetur se cfare do te beje mbrojtja nese Gjykata vendos sipas kerkeses se Prokurorise ai u shpreh se ne do te respektojme cdo vendim te dhene nga organi suprem nga Gjykata e Larte.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›