E Diel, 1 Nëntor 2026

LRI thirrje qeverise te miratoje kuotat ne fakultete

Levizja Rinore per Integrim kerkoi dje nga qeveria qe te miratoje sa me shpejt kuotat e pranimit ne universitete, ne menyre qe te rinjte te kene mundesi te studiojne. Duke kuptuar rendesine e marrjes se ketij vendimi, LRI ka shprehur vazhdimisht nevojen e shpalljes sa me te shpejte te kuotave te pranimit sipas universiteteve perkatese. "LRI uron nje proces sa me transparent, pasi behet fjale per mijera endrra dhe deshira si dhe te nje pune te madhe dhe te lodhshme disa vjecare te te gjithe kandidateve. Duke shpresuar qe te tregohet nje objektivitet maksimal nga ana e Ministrise se Arsimit, LRI i uron maturanteve suksese", reagoi kjo levizje. Gjate dites se djeshme, kjo levizje shpalli dhe nje nisme te re, per t'i ardhur ne ndihme te gjithe maturanteve qe aplikojne per shkolle te larte. Kjo levizje beri thirrje per krijimin e grupit te monitorimit te Matures Shteterore, qe do te kryesohet nga maturante e specialiste nga me te njohurit e arsimit ne vend. "Ky grup ka si qellim ndjekjen te gjithe procesit te Matures Shteterore, te gjithe etapave per kalimin nga shkolla e mesme ne universitet, duke qene gjithmone i pranishem nepermjet evidentimit te cdo problemi qe mund te haset", ben thirrje kjo levizje. Ky grup sipas levizjes rinore per integrim, krijohet bazuar nga eksperienca e vitit te kaluar ku dhjetera maturante te shkelqyer u lane jashte auditoreve te fakulteteve dhe qindra te tjere u perballen me probleme nga me te ndryshmet, ku dhe nuk fituan degen e preferuar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›