E Diel, 1 Nëntor 2026

Varoshi: Universiteti i Elbasanit, mbi politikat dhe debatet mediatike

Rektori i universitetit "A.Xhuvani"ne Elbasan, prof. As. Dr. Liman Varoshi, e ka shfrytezuar viziten e kryeministrit Berisha te shtunen ne kete institucion e tij per te vene ne dukje jo vetem ecurine e investimeve te qeverise ne infrastrukture ne kete universitet, por edhe per te theksuar se nevojat qe ai ka nga qeveria jane shume me te gjera. Ai nenvizoi kerkesen per mbeshtetjen nga ana e qeverise te projekteve te ketij universiteti per hapjen e programeve te diplomes se nivelit te dyte, per kthimin e Universitetit te Elbasanit ne qender kombetare te pergatitjes dhe trajnimit te mesuesve e keshtu me radhe. Investimet e shtetit ne infrastrukturen e universitetit te Elbasanit jane rritur ne masen 350% ne vitin 2008 krahasuar me vitin 2006. Duke falenderuar per kete qeverine, rektori Varoshi theksoi se kjo eshte merite edhe e faktit se profesorati i universitetit te Elbasanit ka qendruar dhe do te vazhdoje te qendroje mbi politikat e dites, duke nenkuptuar ketu distancen qe mban ky institucion nga debatet mediatike dhe nga konfliktet publike. Ai theksoi se ajo qe e preokupon ate me shume eshte zhvillimi i Arsimit te Larte ne qytetin e Normales.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›