Grabitja e Bankes se Tropojes
Artan Cena
TIRANE - Vjen ne pranga i denuari per vjedhjen e Bankes se Kursimeve ne Tropoje, ne vitin 1998. Gjate dites se djeshme, Interpol Tirana ka ekstraduar nga Franca, per ne Shqiperi, Petrit Brahaj, 30 vjec, nga Tropoja. Policia e Shtetit tha gjate dites se djeshme se, Brahaj ishte arrestuar ne Paris, pasi ishte i shpallur ne kerkim nderkombetar per vjedhjen ne bashkepunim, te me shume se 60 milione lekeve ne Banken e Kursimeve ne Tropoje. Me daten 29 tetor 1998, rreth ores 01:30, ne qytetin e Bajram Currit, 30-vjecari Bahaj, se bashku me disa persona te tjere, kane vjedhur ne Banken e Kursimeve te rrethit Tropoje. Per kete gje, ai eshte denuar me 10 vjet burg, nga Gjykata e Apelit ne Shkoder, per akuzen e "vjedhjes se bankave dhe arkave te kursimit", ne bashkepunim.
Grabitja
Ngjarja ka ndodhur me 28 tetor 1998, kohe kur ne banken e qytetit te Bajram Currit kishte mberritur nje shume prej 60 milione leke te reja. Pas veprimeve te rregullta, ditore bankare, nga shuma ne fjale kishte mbetur shuma prej 49 milione e 361 mije leke. Ne mengjes, punonjesit kur kane shkuar ne pune, kane vene re se dritarja e bankes ishte hequr dhe kane vajtur direkt per te verifikuar nese ndodheshin parate brenda ne banke, por nuk kane gjetur asnje qindarke nga shuma e parave, te lena nje dite me pare. Gjate largimit me parate e bankes, hajdutet kishin harruar te largonin e te fshihnin nga vendi i ngjarjes dritaren e hequr,e cila me pas u more ne cilesine e proves materiale. Ishte pikerisht kjo dritare, e cila pasi u more ne analize nga ekspertet e Laboratorit Kriminalistik ne Tirane, beri te mundur identifikimin e personave qe kishin vjedhur parate. Ne baze te shenjave te gishterinjve u arrit ne perfundimin se ne dritare kishin mbetur gjurmet e gishterinjve te dy personave, njeri prej te cileve ishte polici Petrit Brahaj, ndersa personi tjeter qe ka bashkepunuar me te pandehurin, ende nuk eshte identifikuar. Pas provave, gjykata e Apelit ka vendosur denimin e tij.