E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafiku i femrave ne '97, sillet i denuari me 16 vjet

TIRANE - Trafiku i femrave, kishte bere qe ai te denohej me 16 vjet burg, por ishte ne kerkim qe prej shume vitesh. Policia e Shtetit tha gjate dites se djeshme se, ka ekstraduar nga Roma,( Itali) nje 34-vjecar te kerkuar nga drejtesia shqiptare. Burimet zyrtare nga Policia e Shtetit thane nje dite me pare se, Bujar Gipsi eshte sjelle me pranga ne duar gjate dites se djeshme, ne oren 13:30. Ekstradimi i 34-vjecarit, eshte bere pasi Gjykata e Krimeve te Renda Tirane, me vendimin numer 26, date 29 prill te vitit 2004, e ka denuar me 16 vjet heqje lirie, per vepren penale te "trafikimit te femrave per prostitucion". Gipsi, ne muajin prill te vitit 1997, kishte mashtruar nje femer me inicialet A. P., dhe e ka trafikuar ne drejtim te Italise. Aty ai e kishte shfrytezuar te rene, per disa vite si prostitute, duke ushtruar dhe dhune ndaj saj. Por pas disa vitesh, e reja kishte mundur te largohej nga tutela e 34-vjecarit dhe ishte arratisur. Ajo ishte paraqitur ne policine italiane dhe kishte kerkuar ndihme. Gjate kesaj kohe kishte denoncuar dhe tutorin e saj Bujar Gipsin nga Kavaja dhe me pas, ishte strehuar ne nje qender per grate e dhunuara dhe te trafikuara. Nderkaq qe italianet kane njoftuar koleget e tyre shqiptare te cilet kane nisur hetimet. Pas kesaj, Gjykata e Apelit per Krimet e Renda, ne 21 dhjetor te 2004 e ka denuar me 16 vjet burg.

A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›