Grabitja e bankes arrestohet ne Vlore bashkepunetori i trete
DURRES - Policia e Durresit ne bashkepunim me efektivat blu te Vlores ka mundur te arrestoje personin e trete te akuzuar per grabitjen e filialit te bankes greke ne rrugen 1 maji te Durresit. Operacioni per arrestimin e Admirim Elezit 37 vjec u krye nga policia e qytetit te Durresit ne bashkepunim me policine e Vlores. Elezi sapo ka marre vesh se shoket e tij kane rene ne duart e policise dhe uniformat blu i jane vene pas per ta kapur per tiu shmangur arrestimit ka menduar te largohej nga Shqiperia per ne vendet fqinje. Por shume shpejt levizjet e tij jane pikasur duke u vene ne pranga. Arrestimi i Elezit u be i mundur gjate oreve te para te mengjesit te se dieles ne qytetin e Vlores. Sipas policise Admirim Elezi eshte denuar edhe me pare ne Greqi per vepren penale te vjedhjes. Nje dite me pare policia ka vene ne pranga edhe Romeo Dopellin 24 vjec dhe Dasho Jaupllarin 41 vjec banues ne Tirane. Autoret akuzohen per grabitjen e bankes ne nje shume prej dhjetera milione lekesh. Sipas policise Elezi pati rolin e bashkepunetorit pasi priti jashte bankes dy autoret e tjere. l.m