E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prinderit e Bleones mohojne akuzat

/ /

Shtetasit Zamir e Bukurie Mata perkatesisht babai dhe nena e Bleona Mates vajzes se zhdukur rreth nje vit me pare ne Kukes jane thirrur per te dhene deklarime ne Prokurorine e Krimeve te Renda ne Tirane. Kjo prokurori ka regjistruar procedim penal prej nente muajsh ne lidhje me zhdukjen e vajzes 6-vjecare Bleona Mata. Pas akuzave te bera nga prinderit ndaj njeri-tjetrit kryesisht ne media organi i akuzes eshte vene ne levizje dhe ka thirrur babane dhe nenen e vajzes se zhdukur per tu marre deklarimet. Pak dite me pare ne Prokurorine e Krimeve te Renda ne Tirane dy prinderit e vajzes se zhdukur pa gjurme kane pohuar se kane hapur gjyq per divorc mes tyre sepse jeta ishte bere e padurueshme. Por pertej divorcit qe duket te jete nje ceshtje gjyqesore civile mes tyre Prokuroria i ka pyetur prinderit e Bleones ne lidhje me akuzat qe ata kane bere ndaj njeri-tjetrit ne media. Konkretisht ka qene Zamir Mata ai qe ka hedhur dyshime per dijenine e bashkeshortes mbi zhdukjen e vajzes. Nga ana tjeter nena e Bleones Bukurie Mata ka pohuar se njerez te fisit te bashkeshortit te saj konkretisht pese vajzat qe ndodheshin me 6-vjecaren diten e zhdukjes kane fshehur dicka ne lidhje me ngjarjen e rende. Ne lidhje me keto akuza te dy prinderit e Bleones nuk kane folur gjate ne Prokurori. Ata mesohet te kene thene se kane dyshime por nuk kane as prova as deshmitare. Gjithsesi Prokuroria mesohet se i ka dokumentuar deklarimet e prinderve te vajzes se zhdukur dhe me tej i ka percjelle ata nga zyrat e Krimeve te Renda ne Tirane. Sipas organit te akuzes deklarimet e dhena nga prinderit e Bleona Mates edhe kesaj radhe nuk kane sjelle prova apo fakte te reja qe mund te ndihmojne ne gjendjen e vajzes apo ne zbulimin e autoreve te ngjarjes se rende.
Zhdukja enigmatike
Bleona Mata humbi gjurmet ne fshatin Zapod te Kukesit me 22 maj 2010. Vajza 6-vjecare eshte zhdukur jo me larg se 10 minuta nga banesa e familjes se saj kur ndodhej ne kullote me lopet. Ate dite bashke me Bleonen ndodheshin edhe pese vajza te tjera te rrethit familjar prej te cilave ne moshe madhore pikerisht halla e te mitures se zhdukur. Asnjera nga vajzat qe shoqeronte Bleonen ne pyll nuk ka dhene shpjegime qe te ndihmonin zbardhjen e ngjarjes apo edhe drejtimin e largimit te saj. Sikur ta kishte perpire dheu vajza 6-vjecare humbi ndersa per mese dy muaj Policia e Shtetit u desh te kryente kerkime duke nisur qe nga vendi ku Bleona u pa per here te fundit ne kulloten e fshatit Zapod ku u gjeten edhe disa rroba dhe mbetje ushqimesh te konsumuara nga vajzat qe po kullosnin bagetine ne periferi te fshatit.

Trazhgim Sokolaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›