Peshkopi 2 te vdekur ne aksident
Ngjarja e rende mesohet te kete ndodhur ne vendin e quajtur Ura e Re e Grezhdanit afro 15 kilometra larg qytetit te Peshkopise. Policia njoftoi se ne kete aksident rrugor humben jeten shtetasit Lavdosh Pacuku 20 vjec dhe Kastriot Gjoni 19 vjec si dhe u plagosen rende Eriglen e Donald Gjoni 21 e 19 vjec qe te kater banore te Maqellares ne rrethin e Dibres. Kusherinjte Gjoni dhe nje shoku i tyre kane nisur udhetimin nga vendlindja rreth ores 13.30 por vetem pas afro 20 minutash ka ndodhur dhe aksidenti fatal. Makina me te cilen
udhetonin me targa DI 4984 A tip Benz 240 ka dale nga rruga duke rene poshte ures nga nje lartesi afro 10 metra. Vetem pas pak minutash shofere te linjes Peshkopi-Bulqize kane pare mjetin poshte ures dhe njerin nga te rinjte qe kishte dale nga makina dhe kerkonte ndihme. Shoferet fillimisht kane njoftuar policine lokale dhe me pas bashke me pasagjeret kane zbritur poshte ures per tu ardhur ne ndihme personave qe kishin pesuar aksident. Sipas deshmitareve okulare ne vendin e ngjarjes Lavdosh Pacuku dhe Kastriot Gjoni kishin vdekur ne vend ndersa Donald e Eriglen Gjoni ishin ne gjendje te rende. Nje ambulance e spitalit rajonal ka mberritur shpejt ne vendin e ngjarjes per te transportuar drejt morgut dy te vdekurit dhe drejt spitalit dy te plagosurit rende. Menjehere pas nxjerrjes se te rinjve nga makina dhe perroi grupi hetimor ka nisur punen per zbardhjen e aksidentit qe shkaktoi dy viktima. Nga te dhenat e para mesohet se aksidenti eshte shkaktuar pasi drejtuesi i makines Eriglen Gjoni ka humbur kontrollin e mjetit per shkak te shpejtesise dhe rruges se shtruar me zhavorr.
Prej dy vitesh ne segmentin rrugor Maqellare-Peshkopi ka nisur puna per rikonstruksionin e ketij aksi. Vetem Doland Gjoni ka pasur mundesi te tregoje per policine momentet e aksidentit tragjik nderkohe qe shoferi i eshte nenshtruar nje nderhyrjeje kirurgjikale ne spitalin rajonal te Peshkopise. Ky eshte aksidenti i pare ne Qarkun e Dibres per kete vit me pasoje vdekjen e dy shtetasve.
Pasojat
Te vdekur
Lavdosh Pacuku
20 vjec
Kastriot Gjoni
19 vjec
Te plagosur
Eriglen Gjoni
21 vjec
Donald Gjoni
19 vjec
PESHKOPI/ HASAN PASHA