E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitja e bankës, hajduti vret arketaren, plagos rojen

TIRANE-Nje grabitje me arme ka rezultuar me bilanc tragjik sot ne mes te dites ne Tirane.

Policia në vendgjarje konfirmon se ngjarja ka ndodhur në mesditë rreth orës 15:00 në një prej filialeve të bankës ‘NBG’, tek zona e e njohur me emrin, ‘Xhamlliku’.
Duket se roja e sigurisë është përpjekur të ndalojë grabitjen, kurse arketarja nuk ka pranuar te dorezoje parate. Por, personi i maskuar ka reaguar ashpër me armën tip pistolete duke qelluar disa here. Nga te shtenat kane mbetur të plagosur 2 punonjesit e bankes, ndersa personi pasi ka rrembyer parate eshte larguar me shpejtesi. Nje ore pas ngjarjes, mesohet se ne spital nderroi jete arketarja e plagosur.

Nuk dihet ende sa është shuma e parave të grabitura, ndërkohë që policia po mbledh të dhënat e para rreth ngjarjes. Mendohet se pamjet e siguruara nga kamera e sigurisë do të zbardhin ngjarjen në fjalë. 
Në vendgjarje ndodhen dhe drejtori i krimeve te renda, Tonin Vocaj dhe Bernard Caushaj.

Ora 15:50-Ndërron jetë në spital arketarja e plagosur nga grabitja e filialit të bankës ‘NBG’. Emri i saj ende nuk eshte bere i ditur, por mosha eshte rreth 25-30 vjec.

Ora 16:00-Policia dyshon se grabitesi eshte nje i ri i veshur me xhup te zi, bluze me vija me cante shpine, qe fillimisht ka qelluar mbi rojen e bankes 'NBG dhe me pas ka mesyre ne ambientet e brendshme dhe ka qelluar arketaren.

vijon.. Lidhje te tjera FOTO: Grabitet filiali i një banke, plagosen roja dhe arketarja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›