E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë- Grabitet me armë banka, vritet arkëtarja, plagoset roja

Tiranë- Një filial banke është grabitur me armë zjarri mesditën e sotme në kryeqytet, ku si pasojë është vrarë arkëtaraja dhe ka mbetur i plagosur roja i bankës.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në orën 15:00, dhe grabitja ka është bërë në filialin e bankës NBG, tek sheshi Shtraus, pranë zonës së Xhamllikut.

Mësohet se roja ka tentuar të ndalojë grabitësin, ndërsa arkëtarja ka bërë rezistencë duke mos pranuar ti japë paratë, dhe si pasojë personi i maskuar kanë qëlluar me armë në drejtim të tyre dhe më pasi ka marrë lekët është larguar.

Nuk dihet sasia e parave të grabitura, por policia po heton ngjarjen dhe pritet që ndihmesë për indetifikimin e autorit të japin dhe filmimet e kamerave të sigurisë.

Bëhet me dije se arkëtarja ka ndërruar jete gjatë transportimit në spital, ndërsa nuk ka informacion mbi gjendjen e rojes.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Vlorë- Grabitet me armë banka, 10 mijë dollarë për informatorin Vlorë- Persona të armatosur kanë grabitur paraditen e sotme një...
  2. Tiranë- Plagoset me armë zjarri një oficer policie Tiranë- Një oficer policie është plagosur me armë pasditen e...
  3. Tiranë, vritet me armë 35-vjeçarja Tiranë – Një 35 vjeçare është vrarë pasditen e sotme...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›