I ngacmoi motren plagosin djalin i vrasin te atin

Një i vdekur dhe dy të plagosur, mes të cilëve një 20 vjeçar në gjendje të rëndë. Bilanci i rëndë i ngjarjes është shënuar gjatë pasdites së të hënës ku pas një sherri për motive banale të nisur në një lokal më pas gjithçka ka degjenuar në përdorimin e thikës ku për rrjedhojë ka mbetur i vdekur nje 50-vjeçar, është plagosur vëllai i tij dhe gjithashtu i biri i viktimës.
Policia shpalli për autorë vëllezërit Ibrahimi, të cilët i vuri në pranga disa orë pas krimit. Sipas njoftimit zyrtar të akuzuar për vrasje me dashje, u arrestuan Besnik dhe Bedri Ibrahimi.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Poshnjë të rrethit të Beratit, ku sipas burimeve të policicsë së Beratit, mësohet se i vdekur ka mbetur Gëzim Ptrotoduari, 50 vjeç, kurse i plagosur rëndë djali i tij, Sako Protoduari , 20 vjeç si dhe vëllai i viktimës, Eduart Protoduari, 40 vjeç, i cilli ka marë plagë të lehta. Menjëherë pas krimit policia pohoi se autorët e ngjarjes ishin 35-vjeçari Besnik Ibrahimi, dhe vëllai i tij, Bedri Ibrahimi.
Sipas hetimeve, 20-vjeçari, Sako Protoduari , djali i viktimës, dhe djali i Besnik Ibrahimit ishin rrahur mes tyre para disa ditësh për shkak të një vajze. Gëzim Protoduari merr vëllain e tij, Eduart Protoduari dhe shkon në lokalin e fshatit për të sqaruar sherrin e djalit të tij me vëllezërit, Besnik dhe Bedri Ibrahimi.
Por sqarimi ka degjeneruar në dhunë dhe përdorimin e thikës. Strukturat e polcisë së Beratit kanë ushtruar kontrolle të shumta në zonat përreth fshatit Poshnje në kërkim të dy vëllezërve Ibrahimi si dhe ka ngritur postoblloqe të shumta në rrugët nacionale për në hyrje të Beratit.