Kavajë, Drejtori i Ujësjellësit:Ndalimi im, presion i qeverisë
Të tjera rreth shkrimit Gentian Daja "prangoset" VIDEO Rroshi: Ndëshkim i Berishës FOTO Braçe: Në Tiranë i rreh populli, në Kavajë policia
TIRANE- Drejtori i Ndërmarrjes së Ujësjellësit të Kavajës, përfaqësues i PS-së, Gentian Daja në një intervistë telefonike për redaksinë online “shqiptarja.com” tregon për 4 orët e shoqërimit të tij në komisariatin e policisë së Kavajës. Daja thotë se ndalimi i tij ishte i paligjshëm dhe me prapavijë politike, pas së cilës fshihet deputeti i PD-së, Luan Skuqi dhe nënprefektit të Kavajës, Galip Ramadhi.
Daja u emërua gati një javë më parë nga këshillin mbikqyrës i ndërmarrjes së ujësjellësit, që dominohet nga te majtët. Ndërrimi u shoqërua me tension mes te majtëve e të djathtëve dhe me kundërshtimin e Elidon Plakut, i cili pas mëse një ore e gjysmë debatesh, ne prani dhe të policisë, i liroi detyrën pasardhësit socialist.
Cfarë ndodhi sot zoti Gentian?
Në mëngjes shkova në zyrë normalisht, siç kam shkuar që prej një jave që kur kam marrë marrë detyrën. Mbi 20 forca policie më zuptuan zyrën me pretekstin se do më shoqërin në polici. I pyeta pse dhe nëse kishin ndonjë dokument por nuk më dhanë asnjë shpjegim. Më mbajtën në qeli për gati 4 orë pa asnjë lloj kërkese, dhe pretendimi.
Pse mendoni se ju ndaluan?
Ndalimi im ështe me prapavijë politike dhe policia po vepron jashtë ligjit ndërkohë që duhet të veprojë brenda ligjit. Jam tronditur, nga marrja në policië
Çfarë ju thanë në polici?
Asgjë. Më pyetën për gjeneralitetet dhe para se të më lironin më kërcënuan se nëse do të kthehesha në zyrë do të më arrestonin. ‘Sa herë që do të kthehesh në zyrë do të të arrestojmë’- më thanë.
Kush mendoni se është pas ndalimit tuaj në polici?
Deputeti demokrat Luan Skuqi dhe nënprefekti i Kavajës, Galip Ramadha. Ata nuk e kuptojnë rotacionin që ka ndodhur në Kavajë. Nuk duan ta pranojnë që PS drejton Kavajën, ky është acarimi. Nuk jemi këtu në sistemin totalitar.
Ju bëtë një kallzim penal, për cfarë e bëtë?
Për dhunim të zyrës, marrja me zor në komisariat. Oficerit gjyqësor më morën celësat e zyrës dhe vulën pa mandat prokurorie. I denoncoj për presionin sepse më kërcënuan se sa herë që do shkoj në zyrë aq herë do më shoqërojnë në polici. Ata nuk kanë të drejtë të më arrestojnë. Unë nuk kam bërë asnjë krim.
Po thoni që vulën dhe celësat e zyrës i ka policia?
Po i ka policia.
Ju do paraqiteni nesër në ndërmarrjen e Ujësjellësit?
Patjetër. Jam emëruar në këtë detyrë nga këshilli mbikqyrës dhe vetëm ky organ ka të drejtë të më shkarkojë. Nuk më shkarkon as policia as Luan Skuqi, as nënprefekti Galip Ramadha.
PROTESTA PARA KOMISARIATIT
Ndërsa Daja ndodhej në qeli, qindra qytetarë, dhe punonjës të bashkisë protestonin para komisariatit duke kërkuar dhe arsyet e ndalimit të drejtorit të Ujësjellësit. Disa protestues mbanin në duar pankarta të mëdha ku shkruanin se Luan Skuqi, e nënprefekti Galip Ramadha janë spiunë.
ne foto Gentian Daja duke dale nga komisariati i policise se Kavajes)
(redaksia online/shqiptarja.com)