Kom. i Helsinkit: Policia të zbatojë ligjin për shoqërimet

Megjithëse kjo organizatë mbështet luftën ndaj krimit, thekson se aksione të tilla nuk mund të kryhen pa pasur të dhëna apo dyshime të bazuara.
“Ne jemi të mendimit se, kontrolle të tilla masive që nuk mbështeten në të dhëna apo dyshime të bazuara, nuk mund të justifikohen ligjërisht, madje janë në cenim të të drejtave të shtetasve. Në nenin 35 të Kushtetutës thuhet se: “Askujt nuk mund t’i bëhet kontroll vetjak jashtë procesit penal me përjashtim të rasteve të hyrjes në territorin e shtetit dhe të daljes prej tij, ose për të mënjanuar një rrezik që i kanoset sigurimit publik””, thuhet në reagimin e KSHH-së.
KShH, sipas të dhënave në media, konstaton se në këto kontrolle janë përdorur edhe struktura speciale operacionale, rezervë e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Për sa i përket shoqërimit të personave në ambientet e komisariateve të policisë, do të duhej gjithashtu të zbatohej me përpikëri ligji, gjë që do të garantonte respektimin e të drejtave të të shoqëruarve.
“Nisur nga ato që përmendëm më lart, Komiteti Shqiptar i Helsinkit i sugjeron Ministrisë së Brendshme dhe në veçanti Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, që të angazhohet seriozisht dhe me transparencë për sqarimin e kësaj çështje. Gjithashtu, sugjerojmë se në ndërhyrje të tilla, Drejtoria e e Përgjithshme e Policisë duhet të njoftojë menjëherë opinionin publik për qëllimin e veprimeve të veta. KShH me këtë rast, i drejtohet prokurorive të rretheve, ku kanë ndodhur kontrolle dhe shoqërime të personave si më sipër, që në bazë të ankesave të shtetasve ose me iniciativë, të verifikojnë me shpejtësi dhe objektivitet, ligjshmërinë e këtyre veprimeve dhe në rast nevoje, personat përkatës të vihen para përgjegjësisë ligjore”, vijon deklarata. /S.Lleshi/Start/
2011-01-10 17:10
[