E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pr/ligji i MASH për simbolet fetare të rishikohet

 Komisionerja kundër diskriminimit Irena Baraku është shprehur se ky pr/ligj duhet të rishikohet.

Sipas saj “duhet të përcaktohen qartë simbolet fetare, pra duhet të sqarohet se cilat simbole lejohen dhe cilat jo”. Pr/ligji i propozuar bie në kundërshtim me ligjin e miratuar në fillim të vitit të shkuar kundër diskriminimit, teksa kryeministri Berisha deklaroi në atë kohë se nuk do të përsëriteshin më rastet e përjashtimit të vajzave myslimane nga shkollat publike.

Por, përkundër kësaj, Ministria e Arsimit propozoi një pr/ligj tjetër, i cili në Nenin 36, pika 4, shprehet se: “Ndalohet ekspozimi i simboleve fetare në institucionet arsimore, përveçse në shkollat ku mësohen lëndë fetare”.

Ligji në fjalë është kundërshtuar ashpër nga besimtarët myslimanë, të cilët mendojnë se nga ky pr/ligj preken vetëm ata. Shkak kryesor është se shamia në Islam është detyrim dhe jo simbolikë. Për këtë arsye, ata i druhen përsëritjes së rasteve kur vajza të mbuluara me shami do të përjashtohen nga bankat e dijes, ashtu sikurse ka ndodhur edhe herë të tjerë vitet e fundit. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-01-10 17:25
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›