E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitja e bankës, vritet arkëtarja, nënë e 2 fëmijëve, plagoset roja

TIRANE-Një grabitje më armë në një filial banke në mes të ditës në Tiranë ka rezultuar me bilanc tragjik. Grabitësi ka qëlluar me armë ndaj dy punonjësve të bankës pasi ka hasur në rezistencën e tyre për të dorëzuar paratë. Nga plaget vdiq nje punonjese e bankes, kurse i plagosur mbetet roja i sigurisë. 

Policia në vendgjarje konfirmoi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në një prej filialeve të bankës ‘NBG’, tek zona e e njohur me emrin, ‘Xhamlliku’ kur një person i armatosur ka tentuar të hyjë me dhunë në ambientet e bankës.
Duket se roja e sigurisë Skënder Elmazi, 53 vjec është përpjekur të ndalojë personin të hyjë brenda, kurse arketarja Leonora Kaloci, 44 vjec nuk ka pranuar të dorëzojë parate. Por, personi ende i paidentifikuar ka reaguar ashpër me armën tip pistolete duke qëlluar disa herë. Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur 2 punonjesit e bankës, ndërsa personi i armatosur është larguar me shpejtësi nepermjet nje tuneli pallatesh ne zone. Plumbat e pistoletës kanë shpuar madje edhe xhamat e derës së bankës.

Mesohet se personi nuk ka arritur te rrëmbeje para nga filiali i bankës.

Por, ngjarja mori përmasa më të rënda pak minuta më pas. Më pak se një orës pas ngjarjes, mësohet se në spital ndërroi jetë arkëtarja e plagosur, Leonora Kaloci, nënë e 2 fëmijëve. Kurse roja ndodhet jashte rrezikut për jetën, pasi plumbi e ka marre në këmbë.

Mendohet se pamjet e siguruara nga kamera e sigurisë do të zbardhin ngjarjen në fjalë.
Në vendgjarje ndodhen dhe drejtori i krimeve të rënda, z. Tonin Vocaj dhe kryepolici i Tiranës, z Bernard Caushaj.

Policia dyshon se grabitesi është një mashkull në moshë të re, i veshur me xhup të zi, bluzë me vija me cantë shpine, që fillimisht ka qëlluar mbi rojen e bankës 'NBG’ dhe më pas ka mësyre ne ambientet e brendshme dhe ka qëlluar arkëtaren.

Policia ka shoqëruar një person të dyshuar si autor të ngjarjes. Shoqërimi u bë pas përshkrimit të dëshmitarëve për grabitësin, por hetimet sërish vijojnë. Policia dyshon se autori eshte nje person, perdorues i lendeve narkotike. Veprimet e personit qe tentoi te grabise sot filialin e bankes jane te shprendara dhe jo te organizuara mire ndaj gjithe dyshimet e policise cojne ne konkluzionin se personi eshte nje narkoman.

Por, ngjarja që ndodhi sot në filialin e bankës ‘NBG’ është një episod në përsëritje. Para një viti një ngjarje e ngjashme ndodhi në ambientet e këtij filiali ku u tentua grabitja e parave. Por ndryshe nga ngjarja sot, para një viti fatmirësisht askush nuk mbeti i lënduar.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Grabitet filiali i një banke, plagosen roja dhe arketarja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›