E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrezik mesatar falimentimi për Shqipërinë, shkak borxhi publik

Tiranë- Rreziku i falimentimit ekonomik për shtetin shqiptar është në nivel mesatar dhe shkak për këtë është rritja e borxhit publik.

Sipas Deutsche Welle, parashikimi është kryer nga Moodys, dhe ka ardhur në një kohë kur sinjale negative ka dhënë edhe FMN, e cila e rendit shqipërinë mes 26 vendeve më të rrezikuara nga kriza e eurozonës.

Vlerësimi i kompanisë ekonomike Moodys, bazohet mbi parashikimet e FMN- së, e cila parashikon se Shqipëria këtë vit do të ketë një rritje ekonomike prej 0,5%, më të ultën në gjithë Europën Jug- Lindore, që pritet ta ketë 0,7%. Shkaku sipas ekspertëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar i  tkurrjes ekonomike është kriza që ka mbërthyer Greqinë dhe Italinë, pasi rreth 20% e ekonomisë shqiptare furnizohej nga dërgesat e emigrantëve, të cilat tani janë ulur ndjeshëm.

Mbi bazën e këtij parashikimi vendoset edhe vlerësimi i agjensisë Moody’s për një rrezik mesatar për falimentim. Sipas kësaj agjensie rreziku vjen nga borxhi i lartë publik, financat e dobëta të qeverisë dhe nga një situatë ekonomike të përshkruar prej saj si të tillë ku edhe pse ekonomia mbeti relativisht e qëndrueshme gjatë krizës botërore 2008- 2009, Shqipëria ende nuk ka nisur rimëkëmbjen ekonomike.

Gjithashtu sipas Moodys një rol të rëndësishëm në rënien ekonomike ka luajtur edhe kriza politike në vend, pasi nuk janë plotësuar ende 12 kriteret e integrimit dhe për pasojë janë larguar në një afat të pacaktuar financimet e BE- së.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Moody’s paralajmëron: Vlerësimi i Britanisë në rrezik Britani- Vlerësimi maksimal i kreditimit britanik siç duket është në...
  2. Alarmi i Moodys, rrezik falimentimi të shumëfishtë Alarmi është i shkruar e zezë mbi të bardhë në...
  3. Moodys: Rrisk mesatar për ekonominë shqiptare Tiraë- Ekonomia shqiptare vazhdon të ketë një rrisk mesatar, prandaj...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›