Tiranë, terminali multimodal i pasagjerëve, 11 kompani paraqesin interes
TIRANE – Bashkia e Tiranës nisi procesin e jetësimit të një tjetër projekti strategjik, atë të terminalit multimodal të pasagjerëve.
Në faqen e saj zyrtare, BERZH-i bëri të ditur se Bashkia e Tiranës dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim kanë mbyllur fazën e parë të pranimit të interesit nga kompanitë ndërkombëtare për të qenë konsulent në studimin e fizibilitetit dhe mbështetjes së procedurave të koncesionit për terminalin multimodal të pasagjerëve.
Bashkia e Tiranës bëri të ditur se ndërtimi i terminalit do të bëhet në kuadër të partneritetin publik privat mes Bashkisë e cila do të verë në përdorim një sipërfaqe prej 85 000 m2, BERZH dhe investitor privat.
11 kompani të njohura ndërkombëtare kanë shprehur interesa për studimin e fizibilitetit për terminalin multimodal të pasagjerëve në Tiranë. Deri në fund të muajit Prill, Bashkia e Tiranës dhe Berzh do të zgjidhin kompaninë e cila do të bëjë studimin e fizibilitetit.
Në fillim të muajit Maj pritet të nisë punën kompania e përzgjedhur dhe afati i përcaktuar për ta përfunduar studimin është 9 muaj.
(er.nu/BalkanWeb)