E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekuestrohen 55 ton mallra kontrabandë, 2 në pranga

Operacioni u organizua pas një hetimi 1 mujor dhe përfundoi me arrestimin e shtetasve Ismail Balla, 49-vjeç, si dhe Adriatik Musta, 40-vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i tyre u bë pasi, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, konkretisht në Labinot këta shtetas duke udhëtuar me automjetin tip Benz – Furgon, në pronësi të shtetasit Adriatik Musta, iu kapën dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi mallrash të konsiderueshëm ushqimor kontrabandë.

Konkretisht, policia ka sekuestrua 35 ton sheqer në thasë, me mbishkrime në gjuhë të huaj të cilët dyshohen se janë futur kontrabandë, 1200 kg sheqer, e paketuar në pako 1 kg e gatshme për t’u shitur, 4 ton sheqer e paketuar si dhe 15 ton oriz, të ambalazhuar në thasë me mbishkrime në gjuhë të huaj. Këta shtetas, në magazinën e cila ndodhet në Cërrik, paketonin në pako 950 g mallrat e mësipërm ku i shisnin ato për 1 kg qytetarëve të qarkut Elbasan. Destinacioni i këtyre mallrave ishte qyteti i Librazhdit dhe rrethinat e saj.
     
Ndaj shtetasve te mesiperm u mos masa e arrestit ne flagrance, per vepren penale “Mashtrimi më shumë se një herë, ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë, falsifikim i vulave, stamapave ose i formularëvë”. /Start/

                                                                                             2012-03-27 10:37
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›