Grabitja e minoritareve, dy ne pranga
Tepelene- Liria per dy adoleshentet qe terrorizonin banoret duke i grabitur te armatosur dhe me maska, ka zgjatur vetem kater dite. Pas keqtrajtimit barbar te nje cifti minoritar te moshuar ne fshatin Sofratike te Gjirokastres dhe grabitjes se nje shume prej 10 mije lekesh, efektivet e policise vune ne pranga te dyshuarit nga Tepelena dhe sekuestruan maskat dhe dy thikat, qe perdoreshin per kryerjen e krimeve. Ne kerkim u shpall edhe nje i trete, qe mundi t'i shpetonte aksionit te koduar "Notari". Por burime zyrtare thane se te dyshuarit akuzohen per disa grabitje dhe demi i shkaktuar eshte 15 mije euro. Artan Rama, 18-vjec, u kap i fshehur ne repishtet e lumit Vjose, pasi me pare kishte notuar ne keto ujera, ne perpjekje per t'i shpetuar prangave. Kurse ne fshatin Manaj u ndalua edhe autori i dyte, 16-vjecari Kristo Ruci.
Operacioni
"Ne baze te informacioneve te marra ne rruge operative, pas nje pune hetimore disa ditore, ne mundem te identifikojme dy autoret e dyshuar e grabitjes se Spiro N., dhe bashkeshortes se tij ne fshatin Sofratike", thone burime policore ne seksionin Kunder Krimeve ndaj Personit. Operacioni "Notari", i cili synonte ndalimin e dy maskave te cilat me dhune kishin grabitur 3 000 leke te reja dhe 50 euro ne shtepine e minoritareve, u shtri ne zonen e Tepelenes. Fillimisht kontrollet jane kryer ne qytetin e Tepelenes, ku efektivet identifikuan dhe me pas tentuan te ndalonin njerin prej te dyshuarve, 18-vjecarin Artan Rama. Por ai ka kuptuar levizjet e uniformave blu dhe eshte hedhur me not ne lumin Vjose, duke kaluar ne zonen e pyllezuar. "Per gati dy ore rresht ne kontrolluam me imtesi dhe krehem kete zone anes Vjoses, ku dyshonim se mund te fshihej i kerkuari", thote nje efektiv policie. Kapja e Rames eshte bere mes nje grumbulli repishtesh ku edhe fshihej adoleshenti nga fshati Memaliaj i Tepelenes. Ne pak minuta u be i mundur ndalimi edhe i 16 vjecarit Kristo Ruci, banues ne Manaj. Policia sekuestroi ne cilesine e proves materiale edhe dy thika, nje kapuc te perdorur per maskim dhe nje pale dorashka.
Hetimet
Marrja ne pyetje e dy te dyshuarve ka zbuluar edhe bashkepunetorin e trete qe ka mundur te shpetoje per momentin. Po keshtu eshte hedhur drite mbi tre grabitje te tjera te armatosura ne banesat private ne zonen e Dropullit te Poshtem, gjate te cilave pronareve u jane marre shuma financiare qe kapin vleren e 15 mije eurove. Sipas burimeve zyrtare, grabitjet kane ndodhur ne muajin tetor te vitit 2008. Sipas grupit hetimor, i ndaluari Artan Rama, ne bashkepunim me djalin e xhaxhait te tij, te dyshuarin Sokol Rama, 23 vjec, lindur dhe banues ne fshatin Manaj te rrethit Tepelene, dyshohet se me daten 11 tetor 2008, kane vjedhur me dhune nen kercenimin e thikes, nje shume prej 800 euro dhe 1.500 leke, ne banesen e N. Skapeta, ne fshatin Sofratike. Po ne kete date ata dyshohet se kane vjedhur me thyerje banesen e F. Aliu, nga fshati Dervican, ku kane marre sende te ndryshme dhe nje shume lekesh. Kurse ne 23 tetor 2008, Artan Rama dyshohet se ka vjedhur me thyerje nen kercenimin e thikes dhe i maskuar, nje shume prej 14 mije eurosh ne banesen e J. Kucoi, ne fshatin Dhuvjan.
Blerim Kore