E Diel, 1 Nëntor 2026

Mashtrimi me apartamentet, 16 vjet burg dhe gjobe tre seksereve

BERAT- Mashtrimi i qytetareve me apartamentet e banimit, iu ka kushtuar 16 vite burg dhe 1.5 milione leke gjobe tre te akuzuarve. Ndersa kishin falsifikuar aktet e dokumentet, dhe shitur nje pjese te hyrjeve ne nje prone qe nuk ishte e tyre, bleresit nuk u bene kurre te zotet e shtepive. Nderkohe qe dje, Gjykata e Beratit i ka dhene fund procesit ne ngarkim te Luan Qyrku, Idajet Vrijoni dhe Hatixhe Lide. Treshja e trupit gjykues, e perbere nga Nazmi Troka, Bernina Kondi dhe Shyqyri Cobo, ka shpallur fajtor tre te pandehurit, pas kerkeses se prokurorise qe ne pretence kerkoi denimin me 27 vjet burg per tre te akuzuarit. I akuzuari kryesor, Luan Qyrku, u shpall fajtor ne lidhje me akuzat dhe u denua me 11 vjet burg dhe 500 mije leke, Idajet Vrijoni u shpall fajtor dhe u denua me 4 vjet burg dhe 500 mije leke gjobe, nderkohe qe e akuzuara Hatixhe Lide u denua me nje vit burg dhe po te njejten shume si gjobe. Nga tre te akuzuarit, vetem Luan Qyrku e ka pritur denimin i shoqeruar nga uniformat blu, pasi ndodhej nen masen e sigurise me burg, kurse dy te tjeret ishin nen masen e sigurise "detyrim paraqitje". Menjehere pas vendimit te dhene nga gjykata, jane arrestuar per vuajtjen e denimit. Tre te akuzuarit, me ane te falsifikimit te dokumenteve te pronesise, arriten te shisnin ne vitet 1998-2000, 15 apartamente te ndertuara ne dy pallate, por bleresit e tyre nuk arriten te beheshin kurre pronare te shtepive te tyre, pasi shitesit nuk dispononim dokumente per truallin prej 1.5 dynym toke, ku ishin ndertuar pallatet.

E. Hazizolli


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›