Te denuarat e "Ali Demit", sot ne teater
Premiera "Filumena Martunaro" do te ndiqet per here te pare edhe nga te denuarat e burgut "325 Ali Demi". Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve ka shpjeguar se sot, ne oren 19:00 ne Teatrin Kombetar, 25 prej te denuarave te burgut "325 Ali Demi"do te ndjekin premieren. Sipas burgjeve duke marre parasysh se "Filumena Marturano" ben fjale per jeten e nje vajze qe prostituohej dhe ndryshimin radikal qe pasoi jeten e saj, si rrjedhoje e nje vendimi per ta ndryshuar teresisht ate, do te ndikoje edhe tek te denuarat e ketij institucioni. "Pavaresisht situates qe ndodhen, mjafton nje vendim ne kohen dhe momentin e duhur, per te marre ne kontroll jeten dhe ta shnderrojne plotesisht duke bere me te miren", sqaron Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve. Grate qe u perzgjodhen per te ndjekur kete premiere, jane vleresuar pozitivisht per sjelljen e tyre ne institucion, si dhe jane ne muajt e fundit te denimit te tyre dhe nuk paraqesin asnje rrezikshmeri per qytetaret e lire. Kjo eshte hera e pare, qe grave iu jepet mundesia te ndjekin nje premiere nga salla, qe ne momentin qe kane marre denimin per vepren penale te kryer.