E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitja në Elbasan, arrestohen dy autorët

Policia e Elbasanit arrestoi mbërmjen e kaluar dy persona të dyshuar për vjedhjen e agjensisë së trasfertave të parave dy ditë më parë në këtë qytet.
 

“Ora News” ka zbardhur identitetin e njërit prej të arrestuarve migjëthë rezervimit e policisë së Elbasanit për të dhënë informacion.
 

Burime të besueshme thanë se në pranga është vënë 26-vjeçari Mariglen Goxhaj nga Elbasani ndërsa ende nuk dihet identiteti i të arrestuarit të dytë të dyshuar për grabitjen.
 

Burime pranë policisë së Elbasanit thanë se detajet e operacionit do të bëhen të ditura në një konferencë për shtyp që do të mbahet në orët e para të mëngjesit.
 

Agjensia e tranfertave të parave u grabit dy ditë më parë në qytetin e Elbasanit nga persona të armatosur të cilët pasi morën 5 mijë euro u larguan menjëherë nga vendngjarja ndërsa janë arrestuar një ditë më vonë nga policia.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›