E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDIU Vllehet e Korces baza kryesore e Rilindjes Kombetare ata jane shqiptare

"Vllehët e Korçës kanë qenë baza kryesore e Rilindjes Kombëtare në Jugun e vendit në shekullin e 19-të dhe ata mbeten dhe sot krenarë për shqiptarësinë e tyre", kështu thueht në deklaratën e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) e cila denoncoi sot thirrjet provokative të organizatës OMONIA në Korçë që vllehët të deklarohen si grekë.

Por, sipas PDIU-së, "këto deklarime plotësojnë elementë e veprës penale, ndaj i bëjnë thirrje organeve kompetente që të fillojnë ndjekjen penale ndaj autorëve të thirrjes".
"Me këtë akt, thirrësit tregojnë se janë pjesë e një plani ndikimi nga jashtë në procesin e regjistrimit të popullsisë, plan që u bë publik me deklarimet provokative, jashtë statusit diplomatik, të konsullit grek në Korçë, Ikonomu", thuhet në deklaratë.
Sipas PDIU, "kjo tregon se procesi i regjistrimit në Shqipëri po shantazhohet nga segmente të caktuara të shtetit grek dhe të shiturit e tyre në vendin tonë". "Ne duam t’i bëjmë të qartë këtyre shantazhuesve, brenda dhe jashtë, se Shqipëria e sotme nuk është Shqipëria e fillimit të tranzicionit që mund të ketë frikë, që mund të blihet me viza, apo me pensione. Fqinjët le të mendojnë të zgjidhin krizat e tyre, pa guxuar të merren me punët tona", përfundon deklarata e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›