E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halimi Mbikqyrje elektronike e te denuarve

Në mars të vitit 2012 në sistemin e drejtësisë do të implementohet mbikqyrja elektronike për të dënuarit me dënime alternative. Kjo nismë e rëndësishme për reformën në drejtësi ka nisur me ardhjen e ministrit Eduart Halimi në krye të ministrisë së Drejtësisë. Në një intervistë për Abc news Z. Halimi ka sqaruar se një nga prioritetet e rëndësishme do të jetë një paketë masash në sistemin e mbikqyrjes së personave me një vendim penal dhe rritja e sigurisë publike.

Teknikisht mbikqyrja elektronike do të funksionojë me një pajisje elektronike e cila do të jetë e lidhur me një sallë operative nga ku do të monitorohet respektimi i urdhërave të gjykatës nga personat e dënuar. Ky model është praktikuar nga shume vende të zhvilluara të botës dhe softi që do të bleje vendi yne do të jetë nga modelet më të mira në treg. Implementimi i mbikqyrjes elektronike do të zvogëlojë koston që shteti duhet të paguajë për mbikqyrjen e një të dënuari nga 500 euro në muaj në 10 euro në muaj.

Nga implementimi i mbikqyrjes elektronike do të përfitojnë gjykatat përsa i takon rritjes së numrit të dënimeve alternative, policia e shtetit dhe shërbimi i provës për arsye se mbikqyrja elektronike do të lirojë efektivet e dy institucioneve nga detyrimi për mbikqyrjen e të dënuarve me këto masa si edhe sistemi i burgjeve, i cili nuk do të mbipopullohet.

Kostoja e këtij projekti nuk mund të përcaktohet për momentin, sipas ministrisë së Drejtësisë. Por mendohet të jetë shumë më e ulët se shpenzimet që bën qeveria për këtë proces nëpërmjet shërbimit të provës dhe burgjeve. Ministri Halimi thotë se brenda 3 muajve do të përfundojë hartimi i projektligjit i cili do të kalojë në duart e grupeve të interesit për t’u diskutuar e më pas në parlament për miratim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›