Grabitja në Horë-Vranisht, arrestohet arkëtari i komunës
VLORE - Policia e Vlorës arrestoi në flagrancë një 55-vjeçar, punonjës i administratës së komunës Horë-Vranisht, i cili akuzohet për shpërdorim detyre, duke favorizuar ngjarjen e një dite më parë, kur në këtë njësi të qeverisjes vendore u grabitën vlera të konsiderueshme monetare.
Burime zyrtare të policisë së Vlorës bënë të ditur se Bektash Bashaj, me detyrë arkëtar, u arrestua sot për shkak se nga hetimet e kryera rezultoi se ka favorizuar vjedhjen e një dite më parë.
Konkretisht, sipas policisë, 5 minuta përpara se të ndodhte grabitja, Bashaj ka dalë jashtë mjediseve të administratës së komunës, duke ja lënë çelësat e zyrës dhe të kasafortës ku ndodheshin paratë, një personi të paautorizuar. Këto rrethana i kanë detyruar ekspertët të ngrenë dyshime dhe të akuzojnë 55-vjeçarin, duke vendosur arrestimin e tij.
Sipas policisë, grupi hetimor ka dokumentuar plotësisht ngjarjen dhe po punon intensivisht për të identifikuar dhe kapur të gjithë personat që janë përfshirë në të.
Një ditë më parë një person i maskuar hyri në godinën e administratës së komunës Horë-Vranisht dhe nën kërcënimin e një arme automatike detyroi punonjësen e financës t’i dorëzonte një shumë prej 300 mijë lekësh, që ndodheshin në kasafortë.
Lidhur me këtë ngjarje, policia ka ndaluar edhe një të dyshuar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për shkaqe hetimore.
(er.nu/BalkanWeb)