Grabitja ne Memaliaj arrestohet pronari i pikes se valutes
Pronari i një pike të këmbimit të valutës në Memaliaj është arrestuar pasi hetimet zbuluan se ishte ai autori i një grabitje me armë të vlerës prej 40 mijë euro në këtë pikë. Sipas policisë së Gjirokastrës, është arrestuar Ilirjan Sinanaj, 50 vjeç, pasi ky person ne muajin dhjetor të vitit të shkuar ka njoftuar me telefon Policinë e qytetit Memaliaj -Tepelenë , se në qytetin Memaliaj, në rrugën Selam Musa, i është vjedhur me armë pika e valutës, ku ky shtetas është pronar. Ai pretendoi para punonjësve të policisë se nën kërcënimin me armë autorët i kanë marrë një shumë të konsiderueshme lekësh, Euro, Bono Thesari si dhe Flori, rreth 40 mijë Euro gjithësej. Por pas dy muaj hetimi, rezultoi se ky person është stimuluesi i ngjarjes dhe nga kontrolli në ambjentet e brendshme të kësaj pike u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë e markës “Ekol Special 99”, si dhe një karikator me 9 fishekë Makirov.