Lamtumire Deshmorit te Atdheut Feti Vogli
Lamtumirë mes dhimbjes, lotëve, nderimit dhe kranarisë për kapitenin Feti Vogli.
Ceremonia-homazh në Pallatin e Kongreseve
Trupi pa jetë i komandatit qe humbi jetën në Afganistan u vendos në hollin e Pallatit të Kongreseve në orën 11.06 minuta për të marrë lamtumirën e fundit. Familjarë, të afërm dhe miq, Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, bënë homazhe në nderim të kujtimit të komandantit të ndjerë.
Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, kryeministri Berisha, kryeparlamentarja Topalli dhe presidenti Topi, mbërriten, sipas protokollit shtetëror për t’i dhënë lamtumirën e fundit komandos, misionin e të cilit e kanë quajtur hyjnor, pasi vetë paqja dhe liria janë hyjnore
Homazhe bënë dhe kryetari i opozitës Edi Rama, ish-kryeministri Fatos Nano, kreu i Lëvizjes Socialiste për Inegrim Iluir meta, personalitete të tjera të politikës e përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë.
Himni kombëtar nën flamurin kuq e zi dhe nderimin e heshtur te krerëve të shtetit, kolegëve të tij dhe qindra qytetarëve të pranishëm në homazhe, çelën ceremoninë zyrtare për lamturmirën e fundit ndaj komandant Voglit. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Xhemal Gjunkshi mbajti fjalën e lamtumirës
Rreth orës 13.20 kortezhi u nis drejt Varrezave të Dëshmorëve të Atheut.
E premte, 24 shkurt. Pranë monumentit Nënë Shqipëri, prehet përjetë, dëshmori më i ri i atdheut, komandoja e parë e Shqipërisë që humbi jetën në Afganistan në kuadër të forcave të NATO-s.
Trupi i pajetë i Feti Voglit mbërrit sot në 03:00 në Rinas
Mbërriti me një avion të NATO-s dhe i mbuluar me flamurin kombëtar trupi i pajetë i kapitetit Feti Vogli, i cili u vra të hënën në Kandahar, Afganistan, si pasojë e sulmit nga një person që mbante veshur uniformën e policisë afgane.
Është i njëjti tip avioni me të cilin në 16 janar ishte dërguar në Afganistan kontigjenti Eagle 4, ku bënte pjesë kapiteni Feti Vogli dhe nëntetari i plagosur Aleksandër Peci, dhe ushtarakët e tjerë të misionit të Kontigjentit të 10 të vendosur po në Afganistan.
Ministri i Mbrojtjes Arben Imami, shefi i shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë, oficerë të lartë të Forcave të Armatosura, familjarë dhe shokë e kolegë të shumtë të kapitenit ishin mbledhur në komandën ajrore të ushtrisë në Rinas, në pritje.
Trupi i pajetë u zbrit në krah nga ushtarakët e ceremonialit, ndërsa është shoqëruar me rënien e trumpetave deri në vendin ku ndodhej automjeti që do të kryente trasportimin e trupit.
Trupi i pajetë i Feti Voglit, u dërgua për kryerjen e procedurave përkatëse në Morgun e Tiranës, për të qenë më pas rreth orës 6:30-7:00 të mëngjesit në banesë në Baldushk të Tiranës, ku iu kryhen nderimet sipas riteve të familjes.
Berisha bisedoi me telefon me nëntetatin Aleksandër Peci
Ndërkaq sot paradite, Kryeministri Berisha zhvilloi një bisedë telefonike me Nëntetar Aleksander Peci, i cili ndodhet për një trajtim më të specializuar në spitalin ushtarak amerikan në Landstuhl, në Gjermani.
Kryeministri Berisha i shprehu Aleksandrit urimin e tij më të përzemërt, të qeverisë shqiptare dhe mbarë shqiptarëve, për shërim të shpejtë e të plotë dhe kthimin shëndosh e mirë në familje dhe në atdhe.
Kryeministri shprehu mirënjohjen e thellë dhe krenarinë e tij, të qeverisë dhe mbarë qytetarëve shqiptarë për misionin fisnik të paqeruajtjes që Aleksandri dhe të gjithë oficerët, nënoficerët dhe ushtarët e tjerë kryejnë në Afganistan, në kuadrin e Aleancës së Atlantikut të Veriut, me burrëri, profesionalizëm dhe dinjitet të veçantë.