E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacioni Spitalla 4 pengmarres ne pranga

Katër vetë janë vënë në pranga për shkak se kanë mbajtur një ditë peng një person banor i Durrësit. Në këmbim të jetës së pengut, autorët i kërkuan familjes së tij 5 mijë euro. Sapo familja e pengut ka marrë telefonatën nga pengmarrësit, njoftoi policinë për ngjarjen. Specialistët e antikrimit morën nëdorë situatën, duke organizuar gjithçka rreth pagesës së shumës së kërkuar nga autorët. Në sajë të operacionit të koduar "SPITALLA", në momentin kur do të bëhej dorëzimi i shumës, policia ndërhyn për lirimin e pengut si dhe vendos në pranga katër autorët. Ata janë Aldi Rexhaj, 23 vjeç, Arten Rexhaj, 32 vjeç, Aranit Dedenika me pseudonimin Bojku, 30 vjeç, Fiodor Laraj, 28 vjeç, të gjithe nga fshatrat e Vlorës. Policia njoftoi se këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin në datë 22 Shkurt 2012 kanë rrëmbyer shtetasin G. F., 29 vjeç banues në Durrës dhe e kanë mbajtur atë në një banesë në qytetin e Vlorës, me qëllim për të përfituar një sasi të konsiderueshme lekësh nga familjarët e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›