Gjykata Arrest me burg per Ilia Bashon

Arrest me burg është masa e sigurisë për Ilia Bashon, i cili akuzohet për vrasje me paramendim të bashkëshortes së tij Eleni Bashos. Sipas policisë ka fakte dhe prova, të cilat vërtetojnë implikimin e Ilias në vrasjen e 35-vjeçares si organizator i eleminimit të saj fizik, prova, të cilat u praraqitën në gjykatë nga prokurori Eltien Kapo. Gjyqtari Altin Shkurti e ka konsideruar të ligjshëm arrestimin e Bashos .
Menjëherë pas seancës, e cila u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak të mos dekonspirimit të provave dhe emrave të përfshirë nën hetim. Avokati mbrojtes i Ilia Bashos, Lazer Sokoli deklaroi se klienti i tij është i interesuar që të dalë e vërteta dhe se klienti i tij është i pastër në këtë histori.
35-vjecarja Eleni Basho u vra në Shkozë në fillim të muajit shkurt vetëm 30 metra larg shtëpisë së saj.