Lushnje rrugoret lufte policeve
Në qytetin e Lushnjës rrugorët i kanë shpallur luftë punonjësve të policisë që qarkullojnë me automjete pa dokumentacionin e duhur. 14 makina pronë e unfiormave blu janë bllokuar nga Policia Rrugore, e cila ka ndërrmarrë një operacion të fuqishëm, duke ngritur postoblloqe në hyrje-daljet e këtij qyteti, në autostradën Lushnje- Fier, në rotondon e Plugut, në rrugën Lushnje- Berat, në aksin Lushnje- Rrogozhinë. Në krye të këtij aksioni ka qenë drejtori i policisë rrugore në Qark, Gëzim Kosturani. Sipas tij, aksioni u ndërmorr pas urdhrit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në Tiranë, i cili specifikon kontroll të rreptë për mjetet e punonjësve të policisë. Gjatë ketij aksioni i është bllokuar automjeti edhe drejtorit të policisë bashkiake në Fier, Bashkim Ymerit. Krahas bllokimeve të automjeteve të policisë janë bllokuar dhe 20 automjete të tjera po për mungesë dokumentacioni.