E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitja, sulmohet në rrugë i riu

Foto Ilustruese

TIRANE- Një grabitje është raportuar dje në orën 19:00 në Rrugën e Elbasanit te hyrja e Tregut Elektrik në Tiranë. Sipas të dhënave paraprake nga Policia, një djalë i moshës 25-27 vjeç është sulmuar nga dy persona, të cilët kanë tentuar t’i marrin varësen dhe kanë ushtruar dhunë ndaj tij. Ngjarja ka ndodhur brenda pak minutave, ndërsa kaq ka mjaftuar që në sallën operative të raportohej për një grabitje në këtë zonë. Forcat e Policisë së Komisariatit Nr.1 kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet, ndërsa personi që është sulmuar është dërguar në spitalin “Nënë Tereza”, ku ka marrë ndihmë mjekësore pas disa dëmtimeve fizike që mori në përleshje me dy agresorët. Sipas të dhënave nga vendi i ngjarjes, personi i sulmuar, që besohet se është banor i zonës, ka qenë duke ecur në rrugë në momentin kur dy persona me motor i janë afruar dhe e kanë kapur për qafe duke tentuar t’i heqin varësen. Ai ka kundërshtuar dhe për rrjedhojë ka nisur përleshja mes të dëmtuarit dhe autorëve të ngjarjes. Ndërsa ka mbetur i plagosur nga goditjet që ka marrë prej dy personave, personi i sulmuar ka arritur që t’i grisë bluzën njërit prej autorëve të ngjarjes. Në këtë kohë dy personat janë larguar nga vendi i krimit, ndërsa i lënduari është dërguar në spitalin “Nënë Tereza”….

(Lajmin e plote e lexoni ne numrin e sotem te gazetes, Panorama)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›