E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rruga e Durresit Bashkia nis rikonstruktimin

Agolli Gjate kesaj jave levizja e automjeteve do te devijohet ne rrugen Mine Peza

Puna e radhes e lajmeruar nga Bashkia e Tiranes eshte rikonstruksioni i Rruges se Durresit nje detyre e cila sipas drejtorit administrativ Dritan Agolli do te kryhet brenda nje jave. Keshtu duke filluar qe nga dita e sotme asnje makine nuk do te mund te qarkulloje pergjate kesaj rruge per rreth shtate ditet e ardhshme. Keto punime kryhen ne kuader te projektit te transportit multimodal te qytetit te Tiranes i cili ka sjelle nje permiresim te vazhdueshem ne skemen e qarkullimit ne akset kryesore te Tiranes - u shpreh Administratori i Pergjithshem i Bashkise se Tiranes Dritan Agolli i pranishem ne fillimin e ketyre punimeve.


Kjo rruge ka pasur mjaft probleme sa i perket shtresave te asfaltit ndaj ishte i domosdoshem asfaltimi dhe sistemimi i saj. Bashkia e Tiranes dhe subjekti kontraktor kane marre te gjitha masat dhe mjetet e nevojshme te vena ne dispozicion ne menyre qe punimet te kryhen ne nje afat rekord prej nje jave - tha Agolli. Keshtu sipas deklarates se tij ne fund te javes tjeter Rruga e Durresit do te jete teresisht e asfaltuar dhe e lire per qarkullimin e mjeteve.


Por nderkohe qe kjo rruge do te mbyllet totalisht per qarkullimin e makinave Agolli lajmeroi trajektoren e re te levizjes. Ne dispozicion te makinave dhe te mjeteve te transportit publik gjate kesaj jave do te jete rruga Mine Peza ku levizja e makinave do te kryhet ne te dy kahet si dhe nuk do te lejohet parkimi gjate kohes qe kryhen punimet. Administratori i Pergjithshem Dritan Agolli ka kerkuar njekohesisht mirekuptimin dhe bashkepunimin e qytetareve ne menyre qe ata te respektojne rregullat e nevojshme te qarkullimit dhe qe kjo nderhyrje ne Rrugen e Durresit ashtu si edhe mjaft projekte te tjera infrastrukturore te Bashkise se Tiranes te mund te realizohet me sukses dhe ne nje kohe sa me te shpejte.


Nder te tjera Agolli iu beri thirrje edhe drejtuesve te mjeteve qe te shmangin levizjet e panevojshme sidomos ditet e para te javes ku ka edhe nje qarkullim te shtuar ne rruget e kryeqytetit si dhe te respektojne rregullat e qarkullimit ne menyre qe gjate ketyre shtate diteve qe ketu realizohen punimet qarkullimi ne rrugen Mine Peza te jete sa me normal. Me tej ai ka falenderuar qytetaret e Tiranes per durimin e mirekuptimin e treguar duke kerkuar edhe nje here bashkepunimin e tyre gjate punimeve qe do te kryhen pergjate kesaj jave ne Rrugen e Durresit ashtu si gjate punimeve tek Ura e Re prane Shkolles Teknologjike projekt i cili fale shmangies dhe devijimit te trafikut u be i mundur ne nje kohe rekord tre muaj para afatit ashtu edhe per punimet qe po kryhen ne qender te Tiranes ne sheshin Skenderbej.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›