E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitje me maske dhe arme ne mes te Lushnjes

Ngjarja Vidhen 7.5 milione leke policia ende ne kerkim te autoreve

Grabitet me maska dhe arme zjarri nje kazino ne qender te qytetit te Lushnjes. Ngjarja ka ndodhur dje ne oret e para te mengjesit ne lagjen Loni Dhame shume prane bashkise se qytetit nderkohe qe policia nuk ka ndaluar ndonje person per kete ngjarje.

Dy ore para se te mbyllej pika e lojerave te fatit eshte sulmuar nga dy grabites te armatosur dhe me maska. Policia ka nisur punen per identifikimin e tyre por nuk ka asnje informacion per emra konkrete autoresh.

Ngjarja

Ka qene ora 0400 e se dieles kur ne kazino kane qene vetem dy punonjesit e saj pasi te gjithe klientet ishin larguar. Dy punonjesit kane deklaruar per policine se ata vazhdonin te qendronin ne kazino pasi e mbyllnin ne oren 0600 te mengjesit. Ata kane treguar se dy persona te maskuar dhe te armatosur kane hyre papritur dhe u kane kerkuar parate nen kercenimin e pistoletave. Pa asnje hezitim dy punonjesit i kane dhene qesen e zeze ku kishin vendosur parate jo vetem te xhiros ditore por dhe gjendjen e kazinose e cila lihej rezerve ne rastet ku fitohej nga dikush dhe nuk kishte xhiro mjaftueshem.

Sipas deshmise se punonjesve mesohet se shuma e parave te vjedhura ka qene 7.5 milione leke. Grabitesit kane tentuar qe te rrembejne edhe monedhat qe ndodheshin neper kompjutere por per shkak te kohes se pamjaftueshme dhe numrit te madh te makinave jane larguar vetem me leket qe kane marre nga arketaret. Gjithcka ka ndodhur brenda 15 minutave dhe me pas autoret jane larguar me nje automjet qe i priste jashte ambienteve te kazinose.

Edhe pse policia eshte sinjalizuar menjehere dhe ka shkuar brenda pak minutash ne vendngjarje nuk ka mundur te bjere ne gjurmet e autoreve.

Policia ka bllokuar te gjitha hyrjet dhe daljet e qytetit duke ngritur postblloqe me patrulla por nuk ka mundur te bjere ne gjurmet e grabitesve.

Hetimet

Burime nga grupi hetimor i ngritur per kete ceshtje bejne te ditur se ende nuk ka emra konkrete per grabitjen. Mesohet se ekspertet kriminale kane marre ne pyetje dy arketaret vec e vec pasi kishte dyshime se ata mund te ishin te perfshire ne ngjarje. Por me pas duke perdorur dhe metoda speciale ka rezultuar se punonjesit kane qene te pafajshem. Mesohet se jane marre ne pyetje dhjetera persona qe njihen si kontingjent krimi ne Lushnje dhe kane precedente penale per vjedhje. Por ende nuk eshte mesuar ndonje detaj per ngjarjen apo te kete pasur ndonje rezultat konkret. Sipas policise autoret mund te kene ardhur nga qytetet perreth dhe nuk jane banore te Lushnjes.

Nderkaq mesohet se ekspertet e policise kane marre ne kazino kameren e sigurise. Pritet qe pas zbardhjes se filmimeve te mesohen me shume detaje per skemen e grabitjes dhe te dhena fizike per dy autoret e ngjarjes. Grabitjet jane kryer ne nje fenomen shqetesues per Qarkun e Fierit. Kujtojme qe brenda javeve te fundit jane regjistruar disa vjedhje lokalesh dhe banesash.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›