Lihet ne burg autori i dyshuar per vrasjen e Iriqit
Gjykata e Lushnjes le ne burg Orgest Bilbilin i akuzuar si autor i vrasjes se ushtarit te Aldo Bares Gerti Lales. Akuza e ngritur nga prokuroria per te arrestuarin e pak diteve me pare ishte ajo e vrasjes me paramendim nderkohe qe avokati i Bilbilit nuk ka qene dakord me masen e sigurise arrest ne burg per klientin e tij. Sipas pales mbrojtese prokuroria nuk ka prova te sigurta qe lidhin klientin e tij me vrasjen e Gerti Lales i njohur si Iriqi. I arrestuari nuk e ka pranuar autoresine duke u deklaruar i pafajshem. Ai ka pranuar vjedhjet qe i ka kryer ne bashkepunim me Laert Haxhiun. Ne perfundim te seances pasi ka degjuar pretendimet e paleve gjyqtarja Klodiana Mema ka vendosur masen e sigurise burg pa afat per Bilbilin deri ne perfundim te hetimeve per vrasjen e Iriqir.