E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avaria ndoshta per shkak te gabimeve ne instalim

Specialistet

Per incidentin e tunelit ende nuk ka nje raport pergjegjesish dhe thuhet se ndodhi per shkak te nje defekti te vogel teknik. Por zera nga brenda tunelit fl asin se ka qene nje gabim ne instalim dhe per kete duhet te mbaje pergjegjesi ndertuesi. Nje inxhinier elektrik ne Kukes per kete rast thote se eshte shume heret qe nje ngjarje te tille ta quajme te vogel dhe normale. Sapo jane instaluar pajisjet ne tunel dhe jane nga me modernet qe ndodhen sot sic kemi degjuar te thuhet atehere keshtu do te vazhdoje kjo pune me zjarre... thote inxhinieri qe preferon te mos identifi kohet me emer duke shtuar se edhe shembja qe ndodhi ne te njejten galeri ne dimrin e shkuar duhet te ishte parashikuar dhe ndoshta edhe shmangur. Tuneli i Kalimashit dhe ne teresi pjesa e autostrades nga Rresheni ne Fushe-Dukagjin e ndertuar nga Bechtel-Enka eshte komentuar shpesh nga media dhe politika per tejkalime fondesh dhe abuzime kryesisht me cmimet e materialeve. Por nuk mungojne edhe zerat qe fl asin per nje cilesi jo gjithmone te kontrollueshme te punimeve pra nje rruge jo gjithnje cilesore. Personeli drejtues i kompanise gjate gjithe kohes qe ka ndertuar autostraden ka mbajtur nje distance me median dhe ka komunikuar vetem me zedhenes edhe ky kur kishte raste qe lajmi ishte konsumuar dhe nuk vlente me.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›