E Shtunë, 31 Tetor 2026

I shumekerkuari zjarr me policine

Operacioni Arrestohet pas 10 vjetesh. Kishte vrare fqinjin ne vitin 2000

Kerkohej prej dhjete vjetesh per vrasje shkemben zjarr me policine gjate momentit te arrestimit. Per neutralizimin e 51-vjecarit Gjovalin Kola eshte dashur nderhyrja e forcave RENEA te cilat pas rreth nje ore shkembimesh zjarri kane bere te mundur ndalimin e tij.

Operacioni

Sipas burimeve zyrtare te Drejtorise se Policise te Qarkut te Shkodres ngjarja ka ndodhur dje ne oret e para te mengjesit ne fshatin Hajmel te Rrethit te Shkodres. Nje informacion i marre ne rruge operative ka vene ne levizje policine per te organizuar nje operacion per ndalimin e 51-vjecarit Gjovalin Kola i cili ishte shpallur ne kerkim qe nga viti 2000 per krimin e vrasjes.

Ne ndihme te uniformave blu shkodrane eshte vene dhe nje skuader e forcave speciale te cilat kane bere rrethimin e baneses se te kerkuarit. Sipas burimeve te policise ne oret e para te se dieles duke perfituar edhe nga erresira policia ka nderhyre per ndalimin e te kerkuarit. Por sapo uniformat blu kane bere rrethimin e shtepise dhe i eshte kerkuar qe te dorezohej nga banesa e 51-vjecarit eshte qelluar me arme zjarri.

Efektivet e policise jane vendosur ne pozicione dhe kane nisur te shkembejne zjarr me te shumekerkuarin dhe vetem pas nje ore 51-vjecari ka dorezuar armet dhe eshte prangosur.

Pasi eshte bere rrethimi i baneses se shtetasit Gjovalin Kola i eshte bere thirrje per dorezim por ky i fundit eshte kunderpergjigjur me arme zjarri duke vene ne rrezik jeten e forcave policore te cilat fale veprimeve te shpejta dhe te mirorganizuara pas rreth nje ore bene neutralizimin dhe kapjen e autorit se bashku me armen e krimit tip automatik e cila u sekuestrua ne cilesine e proves materiale thuhet ne njoftimin e Policise se Shkodres.

Vrasja e vjeter

Gjovalin Kola tashme 51 vjec kerkohej prej dhjete vitesh per vrasjen e nje bashkefshatari te tij. Sipas policise lokale ne dhjetor te vitit 2000 Kola ka vrare me arme zjarri fqinjin e tij si dhe ka plagosur gruan dhe vellain e viktimes. Ngjarja ka ndodhur per shkaqe banale per demtimin e hardhive te rrushit. Pas nje grindjeje me fjale mes fqinjeve Kola ka perdorur armen e zjarrit qe mbante pa leje ne shtepi dhe ka qelluar duke lene te vdekur shtetasin Pashuk Tukaj nderkohe qe me te njejten arme ka plagosur edhe Zef dhe Zina Tukaj perkatesisht vellai dhe bashkeshortja e viktimes te cilet kane nderhyre per te shuar sherrin banal.

Pas ngjarjes Kola u largua nga vendi i ngjarjes duke i shpetuar prangosjes se policise per dhjete vjet. Hetimet nxoren si autor te ngjarjes Gjovalin Kolen per te cilin Gjykata e Rrethit Gjyqesor te Shkodres vendosi masen e sigurise arrest me burg. Ai akuzohej per veprat penale te vrasje me dashje plagosjes se rende me dashje dhe prodhimit e mbajtjes pa leje te armeve luftarake.

Kerkimet

Burime nga Policia e Shkodres bejne te ditur se banesa e te kerkuarit Gjovalin Kola mbahej nen survejim prej dy muajsh pasi ishte marre informacion se ai here pas here shkonte prane familjes ne fshatin Hajmel te Rrethit te Shkodres. Mesohet se gjate dhjete viteve te arratise ne pjesen me te madhe te kohes ai kishte jetuar larg shtepise ne vende te ndryshme pa nje adrese te sakte.

Policia kishte mundur te siguronte informacione te sakta se personi ne fjale ne periudha te ndryshme vinte dhe takonte te afermit per disa dite dhe me pas largohej per tu kthyer pas disa muajsh. Fundjaven e kaluar pas nje informacioni te marre ne rruge operative Policia e Shkodres arriti te sigurohej se Gjovalin Kola ishte kthyer prane familjes. Sapo ai ka hyre ne shtepi banesa eshte mbajtur nen vezhgimin e agjenteve te policise te cilet me pas kane kerkuar dhe nderhyrjen e forcave RENEA. Pas nje ore shkembimi zjarri shtetasi Gjovalin Kola eshte vene ne prangat e policise. Ai eshte derguar per ne dhomat e paraburgimit dhe tashme do te perballet me disa akuza. Ndaj tij rendojne veprat penale te vrasjes me dashje plagosjes se rende me dashje prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve luftarake si dhe kundershtimit te forcave te policise me arme zjarri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›