Vrasja ne Greqi dhe fjala ne familje per te marre gjakun
Kur ndodhte nje vrasje para shume shekujsh familja e viktimes i dergonte fjale ne shtepi autorit se ishin ne gjak. Kjo do te thote se familja e te vrarit do te vriste nje mashkull nga familja e autorit. Keshtu mendohet se ka ndodhur edhe ne kete rast qe ka zanafillen gjashte muaj me pare pavaresisht se ka shekuj qe eshte shkruar Kanuni e sot ekziston ligji penal. Nga te dhenat mesohet se viktima e djeshme deri para gjashte muajsh jetonte ne Selanik. Nje nate ai ka qene duke pire me nje shok dhe ne pije e siper jane zene por aty ka shkuar edhe vellai i shokut me te cilin njiheshin prej kohesh dhe kishin miqesi. Por konflikti nuk eshte shuar dhe mendohet se Mirash Preka ka goditur me thike pas kurrizit Ylli Gjergjin. Pas kesaj ngjarjeje ai eshte larguar dhe ka ardhur ne Shqiperi. Keto jane dyshimet e policise pavaresisht se shprehet qe autoritetet greke nuk kane mundur te zbulojne kete krim. Po sipas policise kur eshte varrosur Gjergji familja e tij mendohet se ka vendosur te hakmerret. Madje policia ka mbledhur informacion operativ pasi nuk vertetohet se te afermit ishin shprehur se nuk do te preknin asnje nga anetaret e tjere te familjes se tij. Madje hetimi i ngjarjes ka sjelle shume veshtiresi pasi ne rastet e gjakmarrjes asnje nga familjet si e demtuara ashtu edhe ajo autore nuk flasin per policine duke e pare si kundershtar pasi veprojne sipas Kanunit. Duke pasur keto te dhena policia ka shpallur ne kerkim nje nga te afermit e Ylli Gjergjit por per shkak te hetimeve dhe se ai eshte ne kerkim nuk eshte publikuar emri i tij. Ai mendohet se ne bashkepunim edhe me nje person tjeter e ka ndjekur viktimen dhe me pas eshte larguar duke u ndihmuar nga te tjere. Policia tha se po negocion edhe me te njohur te personit te dyshuar per vrasje me qellim vetedorezimin e tij. Per kete vit policia nuk ka regjistruar asnje vrasje per gjakmarrje. Nga te dhenat statistikore gjate ketij viti ka pasur tri kanosje serioze per gjakmarrje ndersa nje vit me pare ka pasur vetem nje te tille. Kjo eshte vrasja e pare e regjistruar per gjakmarrje kete vit duke i rikthyer ato ne vemendjen e hetimit dhe parandalimit te krimit.