Grabitje në Sarandë, dhunohet dhe grabitet kambisti

Grabitjet nga Tirana kalojnë në qytetin bregdetar të Sarandës. Prehë e grabitësve këtë herë në këtë qytet ka rënë një kambist, të cilit përvec se i kanë marrë sasinë e parave që dispononte edhe e kanë qëlluar me sende të forta, duke e plagosur rëndë.
Sipas policisë së Sarandës, ngjarja ka ndodhur në afërsi të banesës së kambistit Qemal Onjea, 50 vjeç, i cili është qëlluar me sende të forta nga dy persona të ciliët ishin të maskuar.
Sipas policisë mësohet se kambisti është ndjekur nga dy persona, të cilët pasi e kanë parë se është afruar afër banesës, e kanë goditur duke i marrë sasinë e parave dhe më pas janë larguar.
Ndërkohë që kambisti është dërguar në spitalin e Sarandës për të marrë ndihmën mjekësore, dhe sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore është e rëndë. Ndërsa nga ana tjetër, policia po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje.