Zv/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Filip Riker vizitë në Tiranë në 6 shtator
29-08-2012 / Gazeta 55
Axhenda e vizitës së zv/ndihmës sekretarit amerikan, përfshin takime me kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Bujar Nishani
Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Azinë Filip Riker pritet të vizitojë Tiranën më 6 shtator. Burime qeveritare bëjnë me dije se vizita e diplomatit amerikan parashikon takime me zyrtarë të lartë të vendit, presidentin e Republikës Bujar Nishani, Kryeministrin Sali Berisha. Me ministrin e Jashtëm Edmond Panariti takimi do të zhvillohet rreth orës 11:30 në 6 shtator.
Kjo vizitë vjen në një klimë debati politik në vendin tonë për heqjen e imunitetit dhe në prag të progres raportit të KE-së për marrjen e statusit kandidat.