E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarret në vend, FA në gadishmëri për përballimin e situatës

Si rezultat i rëndimit të situatës së krijuar nga zjarret që kanë përfshirë disa zona të vendit tonë, Shtabi i Përgjithshëm i FA-së dhe të gjitha strukturat e Forcave të Armatosura kanë kaluar në gatishmëritë të plotë, duke vënë në gatishmëri të gjitha forcat dhe mjetet për të përballuar këtë situatë shumë të rënduar.
 

Me urdhër të shefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral major Xhemal Gjunkshi, në Shtabin e Përgjithshëm të FA-së është ngritur një grup i veçantë, nën drejtimin e zv.shefit të Shtabit të Përgjithshëm për Operacionet, gjeneral brigade Sandër Lleshi, i cili do të menaxhojë në vijimësi situatën emergjente të krijuar.
 

Një situatë e vështirë paraqitet në Qafë Priskë dhe në Malin e Dajtit, ku janë angazhuar 164 forca, 7 mjete dhe një autoambulancë, të cilat po vazhdojnë angazhimin e tyre maksimal në këtë operacion. Ndërkaq, gjatë ditës së nesërme që në orën 6.00 të mëngjesit për përballimin e situatës së krijuar në Malin e Dajtit dhe në Qafë Priskë do të angazhohen edhe 600 trupa të tjera, një helikopter, disa mjete të tjera transporti dhe autoambulanca të Foracave të Armatosura.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›