E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapen 2 kg kokainë, 2 në pranga e 2 në kërkim

Burime zyrtare nga blutë e kryeqytetit bëjnë të ditur se gjatë operacionit të koduar “Rojal”, mesditën e së shtunës u arrestuan shtetasit Selaudin Refat Bajrami, 58 vjeç, lindur në Vlorë e banues në Tiranë, dhe Aleksandër Vangjel Budo, 55 vjeç, banues në Tiranë.

Nga të njëjtat burime mësohet se të ndaluarit u kapën në flagrancë ndërkohë që po shkëmbenin mes tyre lëndan narkotike.

Ndërkohë, janë shpallur në kërkim edhe dy shtetas të tjerë, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur për arsye hetimi.

Droga e sekuestruar, që dyshohet të jetë e cilësisë së parë dhe që arrin vlerën e 100 mijë eurove, shpërndahej dhe shitej në kazino, lojëra fati e bare të ndryshme në kryeqytet.

Policia po vijon hetimet për zbulimin e personave të tjerë që mund të jenë pjesë e këtij rrjeti.
/Start/E.B/

                                                                                             2012-03-10 18:45
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›