Prokuroria pushon çështje Braçe-Kadriovski

Në dhjetor të vitit 2010, Braçe pretendoi se në zyrën e tij një zarf me një disk brenda, në të cilin ishte regjistruar Kadriovksi, i cili bënte akuza të rënda ndaj Braçes dhe kreut socialist, Edi Rama.
Ndaj, Braçe, depozitoi kallëzimin për “shpifje për shkak të detyrës” ndaj shtetasit maqedonas. Prokuroria nisi hetimet pasi Braçe pretendonte si një përmbajtje e tillë e diskut në drejtim të tij, kishte qëllime shantazhi politik. “Keni 24 orë kohë që t’i publikoni vetë materialet në këtë disk në të gjithë mediat shqiptare, ndryshe do të publikohet nga tjetër kush”, thuhej midis të tjerash në diskun e mbërritur në zyrën e Partisë Socialiste.
Në atë kohë, për këtë çështje u zhvilluar një takim midis kreut të PS-së Rama, dhe Prokurores së Përgjithshme, Ina Rama. Kryesocialisti i konsideroi në atë kohë si serioze akuzat dhe kërcënimet e bëra nga shtetasi Kadriovski, i cili është dënuar në disa shtete të Ballkanit për trafiqe. Prokuroria me vendimin e saj, thekson se në kallëzim nuk ka elementë të veprën penale, çka e pushon çështjen. /Start/
2012-03-11 08:57