E Diel, 1 Nëntor 2026

Tenda artificiale për të ruajtur akujt edhe në verë

Të mbulosh akullnajat me mbulesa artificiale për ti mbrojtur nga rrezet e diellit dhe të ndalosh shkrirjen e tyre. Ky është studimi më i fundit i bazuar në në teknologji të avancuar. Projekti është akoma në formë eksperimentale dhe është realizuar në Universitetin e Studimeve në Milano në akullnajat Dosde Orientale. Mbi sipërfaqen e akullnajës është vendosur një mbulesë gjeotekstile, e cila do të shërbejë për të reduktuar shkrirjen.

Ky eksperiment është prezantuar sot nga Claudio Smiraglia në Universitetin e Studimeve në Milano.

Mbulesa është e përbërë nga dy shtresa, e cila vepron si stabilizator termik dhe absorbon rrezet UV duke mos i lejuar që të kalojnë në sipërfaqen e borës nën të. Në fund të shtatorit kjo mbulesë të hiqet nga akujt për tu rivendosur vitin tjetër.

Studimi ka treguar se nëse akulli mbulohet me këtë mbulesë mund të reduktohet shkrirja me 70%.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›