Pranga 35-vjeçarit, mbajti prindërit 3 ditë peng
Librazhd- Merr peng prindërit, i mbyll për tri ditë, duke i lënë pa ushqim dhe i ka keqtrajtuar. Policia ka vënë në pranga djalin e shtëpisë, 35-vjeçarin, Ardian Kopaçi, i cili duket se ka probleme mendore.
Ngjarja është regjistruar në Qukës të Librazhdit, ku fqinjët nisur nga gjendja jo e mirë psiqike e 35-vjeçarit Ardian Kopaçi, por edhe të shqetësuar ngaqë dy prindërit e tij nuk ishin parë për tri ditë të dilnin nga shtëpia kanë lajmëruar policinë paraditen e sotme.
Efektivat blu kanë rrrethuar banesën dykatëshe me prapafingo dhe pasi kanë izoluar 35 vjeçarin kanë kontrolluar të gjithë shtëpinë. Vetëm në pjesën e sipërme të shtëpisë, në papafingo kanë shkallmuar derën dhe kanë gjetur dy prindërit
60-vjeçarë, të cilët ishin në gjendje shoku.
Të lënë pa ushqim dhe ujë ata kishin pësuar një dehidratim total. Në trup kanë pasur shenja dhune, nga keqtrajtimi që i kishte bërë djali. Menjëherë dy të moshuarit kanë marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Librazhdit.
Sipas burimeve spitalore, mësohet se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë, 35-vjeçari Ardian Kopaçi, kishte luhatje të herëpasherëshme psiqike dhe ishte nën vëzhgim. Por megjithë këtë ai nuk i ishte nështruar mjekimit, por jetonte me të dy prindërit. 35-vjeçari është arrestuar nga policia dhe është shoqëruar në komisariatin e policisë.
BE: Shkupi të zgjidhë çështjen rreth emrit
20.06.2008
Bashkimi Evropian i ka thënë Maqedonisë se duhet ta zgjidhë mosmarrëveshjen rreth emrit me Greqinë para se t'i caktojë një datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim.
Kryeministri slloven Janez Jansha, vendi i të cilit kryeson BE-në, tha se unioni do ta studjojë rastin e Maqedonisë në samitin e sotëm në Bruksel.
Athina e cila dëshiron Shkupi t'ia shtojë prapashtesën "e re" apo "e epërme" emrit të saj, bllokoi përpjekjen e Maqedonisë për anëtarësim në NATO.
Pierce mbështet rikonfigurimin e UNMIK-ut
Zëvendësshefja e misionit britanik në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Karen Pierce, në një intervistë dhënë BBC-së ka mbështetur propozimin e kreut të organizatës për rikonfigurimin e misionit të OKB-së në Kosovë.
Znj. Pierce tha se në situatën aktuale, kur KS është i përçarë në çështjen e Kosovës, Sekretari i Përgjithshëm duhet të përdorë autoritetin e tij për ta zbatuar planin në realitet.
Diplomatja e lartë britanike tha se OKB-ja do ta ndihmojë Kosovën në marrëdhëniet me ato vende të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e saj dhe përsa i përket pranisë ndërkombëtare sidomos në veri të Kosovës.
Pierce: Këto janë zhvillime të dobishme dhe ne po ecim në drejtim të duhur. Po hyjmë në një fazë të re të jetës në Kosovë dhe gjithashtu po hyjmë në një fazë të re të bashkëpunimit të Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare.
Kjo ishte e pritshme pas shpalljes së koordinuar të pavarësisë më herët gjatë këtij viti. Atë që Sekretari i Përgjithshëm ka bërë është se ka hartuar një propozim për rikonfigurim.
Të jem e sinqertë nuk është një propozim të cilin ne do ta kishim hartuar, por gjithsesi është një i tillë që ne jemi të përkushtuar për ta bërë funksional.
Ne e përkrahim Sekretarin e Përgjithshëm në qëllimin e tij për ta rikonfiguruar UNMIK-un.
BBC: Por znj. Pierce, Kosova ka shpallur pavarësinë. Shumica e vendeve evropiane e kanë njohur këtë pavarësi. Pastaj Kushtetuta ka hyrë në fuqi më 15 Qershor. A nuk është në shpërputhje me të gjitha këto zhvillime ky vendim i zotit Ban?
Pierce: Ajo për çfarë është përkushtuar Kosova, kur e ka shpallur pavarësinë dhe kjo është mirëpritur, është puna e përbashkët me pranitë civile e ushtarake ndërkombëtare, që do ta ndihmonin stabilizimin e vendit dhe ta përgatisin për integrime evroatlantike.
Para shpalljes së pavarësisë, ne kishim një OKB të gjerë, një prani të vogël të BE-së si dhe praninë e NATO-s në formë të KFOR-it.
Atë që po e marrim tani, si rezultat i propozimeve të Sekretarit të Përgjithshëm është edhe më tej KFOR-i, por edhe një përfshirje më e zgjeruar e BE-së dhe një prani e vogël të OKB-së për të kryer disa funksione të caktuara.
Duke marrë parasysh rrethanat, mendojmë se ky është një propozim i arsyeshëm, kurse Sekretari i Përgjithshëm përdor fjalën rruga më pak e diskutueshme përpara.
Kjo merr parasysh rrethanat se KS është i bllokuar dhe nuk mund të pajtohet dhe kjo është rruga e arsyeshme përpara.
Si e thashë, kjo nuk është rruga ideale që do ta zgjidhnim, por ne do të bëjmë ç'është e mundur që ta bëjmë funksionale dhe që Kosova ta funksionalizojë atë.
BBC: Po ambasadore, kemi një prani më të madhe të BE-së por ende nën kontrollin e OKB-së?
Pierce: Nuk është nën kontroll të OKB-së në atë kuptim. Kosova ka krijuar qeverinë e saj, ajo po i miraton ligjet, Kushtetuta e Kosovës së pavarur ka hyrë në fuqi më 15 qershor, por në të njëjtën kohë nuk mund të injorohet realiteti se KS është i bllokuar dhe ka disa vende anëtare që nuk e kanë njohur Kosovën dhe ajo nuk është anëtare e OKB-së.
Përkundër kësaj është me shumë rëndësi që Kosova të ketë një shteg deri tek bota që nuk e ka njohur dhe OKB-ja mund të ndihmojë në këtë drejtim.
Mendoj se është e drejtë të thuhet se OKB-ja do të mund të ndihmojë pranitë ndërkombëtare në veri të Kosovës, ku të gjithë ne e dimë, me keqardhje, se ka ende tensione dhe ku me keqardhje një numër i njerëzve të vijës së ashpër po provojnë që të ngulfasin aspiratat e shumicës së njerëzve të Kosovës për të jetuar në paqe, stabilitet dhe siguri dhe të ecin përpara drejt një të ardhmeje më të mirë drejt BE-së.
Dhe krah për krah me BE-në, OKB-ja mund të luaj një rol të madh duke ndihmuar gjithë këtë.
Ka edhe një kënd tjetër. Nëse i keni parë letrat e dërguar presidentit Tadiq dhe presidentit Sejdiu, do të ketë gjashtë segmente në fusha të ndryshme, të jetës së bashkësive në Kosovë, që prekin edhe bashkësinë serbe në gjithë Kosovën, dhe kjo përfshinë transportin dhe kishat ortodokse.
Propozimi është se UNMIK-u mund të ndihmojë në vendosjen e kontakteve të drejtpërdrejta mes Serbisë dhe Kosovës, dy vendeve fqinje, për këto çështje.
BBC: Po flasim tani për dy çështje. E para Mitrovica dhe veriu i Kosovës. Të qëndrojmë për pak në këtë pjesë. A ka ndonjë mundësi që të arrihet një marrëveshje për këtë pjesë në KS të OKB-së?
Pierce: Ne nuk duam që të bëjmë dallimin mes cilësdo pjesë të Kosovës, ndërmjet një pjese të vogël ose të madhe. Kosova është një shtet, është një shtet i pavarur, dhe puna e pranive ndërkombëtare është të ndihmojnë në stabilizimin e Kosovës, të bëhet më demokratike, më e përparuar dhe të hyjë në institucionet evroatlantike.
Ajo që po ndodh në veri të Kosovës, dhe njerëzit në terren janë më të njohur me këtë, është se disa ekstremistë serbë të vijës së ashpër, që nuk flasin në emër të shumicës së serbëve gjithandej Kosovës, që janë të përkushtuar për provuar që ta pengojnë axhendën e afrimit të Kosovës më afër BE-së dhe që janë të përcaktuar që të pengojnë përkushtimin se Kosova mund të punojë për të gjithë qytetarët e saj, qofshin shqiptarë, serbë apo të tjerë.
Atë që bashkësia ndërkombëtare do të bëjë është që të provojë të margjinalizojë këta njerëz të vijës së ashpër dhe të ndihmojë e t'u jap zë të moderuarve që e duan këtë lloj të normalizimit për të gjithë njerëzit në Kosovë.
Nuk mendojmë se do të jetë e lehtë.
Ka njerëz në Beograd që nuk janë të gatshëm që të luajnë një rol konstruktiv që do të ndihmonte në zhvillimin e Kosovës dhe që do të ndihmonte në integrimin e Mitrovicës së veriut. Por, megjithatë unë mendoj se të gjithë ne duhet të bëjmë trysni mbi këtë cështje nëse duam të kemi një vend të qëndrueshëm.
BBC: Pjesa e dytë ishte ndihma në fillimin e bisedimeve për cështjet e intersit të përbashkët. Pra duhet të rifillojnë bisedimet mes UNMIK-ut dhe Beogradit për këto gjashtë cështje të caktuara?
Pierce: Të jem e qartë. Kur përmenden këto gjashtë segmente, nuk flitet për statusin ose çështjet e larta kushtetutese. Ajo për të cilën ne flasim është një lloj përfshirje e Serbisë në jetën e bashkësisë serbe në Kosovë, ide të ngjashme që janë paraparë në pPanin Ahtisaari.
Në këtë rrafsh nuk ëhstë një koncept i ri dhe këto janë fusha për të cilat Kosova dhe Serbia kanë planifikuar ose do të kenë kontakte të drejtpërdrejta mes vete.
Ajo që do të bëjë UNMIK-u është që të ndihmojë në vendosjen e kontakteve të tilla mes dy vendeve sovrane dhe të pavarura, dhe këtë dua ta bëj shumë të qartë dhe gjithashtu edhe për palën kosovare.
Kosovarët dhe Kosova duhet të pajtohen me rezultatin e diskutimeve të zhvilluara. Ne shpresojmë se të dyja palët do të angazhohen në mënyrë konstruktive sepse kjo ka të bëjë me krijimin e një jete më normale dhe më të mirë e më të përparuar për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Njëkohësisht, është e nevojshme të risigurohet komuniteti serb se të drejtat e tij do të mbrohen, sepse kjo është mënyra që po mundohemi për ta bërë si dhe reflektimi ynë kur plani Ahtisaari ishte hartuar.
Pra, do t'u bëja thirrje të dyja palëve që të angazhohen me UNMIK-un në atë process.
BBC: Ju thatë më herët se KS i OKB-së është bllokuar për shkak të një numri vendesh anëtare. Si qëndron çështja me Rusinë tani. Ajo së fundi ka kërkuar vazhdimin e bisedimeve për statusin e Kosovës?
Pierce: Të shohim se cfarë do të thonë rusët më vonë në takimin e KS të OKB-së. Ne e kemi bërë të qartë, BE-ja e ka bërë të qartë, NATO-ja e ka bërë të qartë se nuk shohim asnjë mundësi të një zgjidhjeje të negociuar, përderisa Beogradi dhe Moska vazhdojnë të mbajnë qëndrimin e tyre të hershëm.
Dhe kjo është shumë e qartë për të gjithë ata që kanë një pikëpamje për një botë reale. Sekretari i përgjithshëm e pranon plotësisht në raportin e tij dhe në letra se KS është i bllokuar.
Ne vazhdojmë të punojmë me këtë vlerësim se do të vazhdojë të jetë kështu dhe se Sekretari i Përgjithshëm duhet të përdorë autoritetin e tij për të rikonfiguruar OKB-në, me qëllim që çështjet të ecin përpara në dritën e realiteteve të reja në Kosovë.
Brace
Beja: Nisur konsultimet
Takim në [refekturën e fierit me kryetarët e zonave naftëmbqajtëse patos marinëz.
Plani mjedis dhe shëndetësor në patos marinëz.
Ndërkohë është diskutuar një projet për mirëmbajtjen e këtyrë zonave. Në batë të një sondazhi të bërë ne 220 persona, 13 kanë rezultuar me kancer.
209 të tjerë jashtë këtyre zonave janë pa probleme.