Grabitjet e armatosura, pesë të arrestuar

Hetuesit rajonal të Prishtinës të mbështetur nga njësiti special operativ i rajonit të Pejës, sot në orët e hershme të mëngjesit, kanë ndërmarrë një operacion, i cili ka rezultuar me arrestimin e pesë personave të dyshuar.
Personat e arrestuar, dyshohet me bazë të kenë kryer në rajonin e Prishtinës disa raste të grabitjeve të armatosura, gjatë dy muajve të fundit, ku përveç që kanë arritur të marrin shuma të ndryshme parash dhe telefona, të njëjtit kanë përdorur edhe dhunë fizike ndaj viktimave.
Pjesë e operacionit ka qenë edhe bastisja e shtëpive të të dyshuarve ku policia ka arritur të gjej dhe konfiskoj: katër thika si dhe një shufër metalike pajisje këto të cilat dyshohet të jenë përdorur në rastet e grabitjeve.
Personat e dyshuar që të gjithë banor të rrethinës së Gjakovës janë dërguar në qendrën rajonale të paraburgimit në Prishtinë, ku aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet në fjalë para se rastet t’i kalojnë gjykatës./Indeksonline/