E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rasti ”Kleçka”, reagon Qeveria, UÇK ishte e pastër

Lidhur me vendimin e Gjykatës Supreme për rastin ”Kleçka”, Qeveria e Republikës së Kosovës thekson se drejtësia duhet të jetë e pavarur, e paanshme dhe profesionale, dhe të mos ndikohet nga askush.

Qeveria e Republikës së Kosovës beson në pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe përpjekjet për të njollosur këtë luftë nuk do të kenë sukses, thuhet ne deklaratë.

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe të gjithë qytetarët e Kosovës ndihen krenar me luftën e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›