Izraeli demanton lajmin për arritjen e armëpushimit

(E plotësuar) Një marrëveshje armëpushimi në mes të militantëve të Gazës dhe Izraelit ende nuk është finalizuar, ka njoftuar zëdhënësi i qeverisë izraelite, Mark Regev, transmeton CNN.
“Përderisa jeni atje, ju nuk jeni atje”, ka thënë ai.
Pak para kësaj deklarate të Regevit, një zëdhënës i Hamasit tha se është arritur një marrëveshje për armëpushim, e ndërmjetësuar nga Egjipti, e cila do të hyjë në fuqi në mesnatë, sipas kohës lokale.
.....................
Agjencia e lajmeve Reuters njofton se Izraeli dhe militantët e Rripit të Gazës kanë arritur një marrëveshje për armëpushim, të ndërmjetësuar nga Egjipti, e cila do të hyjë në fuqi në mesnatë, sipas kohës lokale.
Këtë njoftim e ka bërë të ditur zyrtari i Hamasit, Ayman Taha, transmeton Rel.
“Një marrëveshje për qetësim të situatës është arritur. Kjo gjë do të bëhet e ditur në orën 9 (sipas kohës lokale) dhe do të hyjë në fuqi në mesnatë”, ka thënë Taha./Indeksonline/