E Shtunë, 31 Tetor 2026

OVL e UÇK-së në Federatën Botërore të Veteranëve

Në Jordani, po mbahet Asambleja e 27-të e Federatës Botërore të Veteranëve. Këtë vit Asambleja po mbahet nën patronatin e Kryeministrit të Mbretërisë Hashimite të Jordanisë.

Federata Botërore e Veteranëve, e themeluar menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, përbëhet nga shumica e shteteve të Botës, ndërsa Kosova u pranua si anëtare e barabartë që nga Asambleja e 26-të që u mbajt në vitin 2009 në Kopenhagen.

Delegacioni i Kosovës, kryesohet nga Muharrem Xhemajli nënkryetar i veteranëve evropianë si dhe kryetar i OVL të UÇK-së. Ky delegacion ka marrë pjesë në ceremoninë e vënies së luleve tek Monumenti i Luftëtarit të Panjohur, e gjithashtu po merr pjesë në seancat plenare si dhe në takimet e Komitetit për Çështje Evropiane. Gjithashtu janë bërë takime me përfaqësues të shteteve që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës, duke shikuar mundësitë e lobimit në ato shtete përmes organizatave të veteranëve.

Asambleja ka filluar punimet me 18 nëntor dhe pas miratimit të raporteve të punës, ka vazhduar me nxjerrjen e rezolutave për veteranët dhe trajtimin e tyre institucional, si dhe me rezolutat që bëjnë thirrje për paqe në botë dhe për ndërprerjen e konflikteve. Punimet do të vazhdojnë deri me 22 nëntor./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›